PAJTUESHMËRI

Nikolla Ljusev

Drejtor kryesor ekzekutiv

Programi për pajtim korporativ vlen për të gjitha trupet, organizatat, drejtorët, drejtorët kryesorë dhe të punësuarit në “Makedonski Telekom” SHA - Shkup, si për të gjithë konsultantët, agjentët, përfaqësuesit dhe të gjithë personat e tjerë apo organet të cilat kryejnë aktivitete në emër të kompanive në kuadër të Shoqërisë. Përveç kësaj, presim nga partnerët tanë afaristë, furnizuesit dhe shfrytëzuesit të na ndihmojnë në përpjekjet tona me atë që do të veprojnë në mënyrë të ngjashme etike. Si të tilla, disa aspekte të caktuara nga Programi për pajtueshmëri korporative të “Makedonski Telekom” nuk kanë të bëjnë vetëm për të punësuarit në Makedonski Telekom, por edhe për persona të tretë me të cilët kemi bashkëpunim.

Programi për pajtueshmëri korporative i “Makedonski Telekom” është krijuar në mënyrë që siguron se Shoqëria e udhëheq punën e saj afariste në pajtim me nivelet më të larta të vetëdijes, trajnimit, angazhimit dhe respektimit të ligjeve dhe rregullativave të zbatueshme. Me qëllim që të arrihet kjo është e nevojshme që të zbatohen të gjitha politikat dhe procedurat të cilat kanë të bëjnë me sferat potenciale të rrezikshme në pikëpamje të harmonizimit bashkë me mekanizmat identifikues për raportim, hulumtim, ndjekje dhe korrigjim të rasteve për të cilat ekziston dyshim apo mospajtimit faktik. Është e nevojshme të gjithë të punësuarit dhe palët e tjera të involvuara t’i kryejnë aktivitetet e tyre jo vetëm sipas udhëzimeve por edhe në frymën e këtyre udhëzimeve.

Me rëndësi kurciale është secili prej nesh ta pranojë përgjegjësinë personale për të gjitha procedurat tona individuale në pajtim me standardet etike të Shoqërisë. Si ndihmë dhe orientim i kemi politikat të shoqëruara me program gjithëpërfshirës dhe vijues për trajnim. Vetëm përmes aktiviteteve dhe sjelljeve tona të përditshme në pajtim me këto standarde më të larta etike mund ta ruajmë suksesin tonë. Ne do t’i plotësojmë qëllimet tona afariste, më pas duke e ruajtur integritetin tonë dhe duke e përmirësuar reputacionin tonë si lider etik në industrinë telekomunikuese.

Elemente të Sistemit për menaxhim me pajtueshmërinë

Menaxhmenti dhe Këshilli i drejtorëve të Makedonski Telekom janë unanim në angazhimin e tyre që Makedonski Telekom - Shkup t’i përfundojë të gjitha aktivitetet afariste në pajtim me standardet më të larta ligjore dhe etike. Në shtojcë të këtij angazhimi është Programi për pajtueshmëri korporative i Makedonski Telekom me qëllim që të krijohet kulturë interne në të cilën “Respekti dhe integriteti” janë një prej vlerave më të rëndësishme dhe ai përbëhet prej elementeve vijuese.

Sistemi për harmonizimin e Makedonski Telekom

Sistemi i pajtueshmërisë i Makedonski Telekom

Elementet e Programit për pajtueshmëri vazhdimisht adaptohen me ndryshimet e sketorit afarist, lokacionin e punës, rrethanat afariste, kulturën dhe rreziqet si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Programi për pajtueshmëri reflektohet në Kodin e sjelljeve i cili në mënyrë interne është i pranuar prej të gjithë të punësuarve dhe prej të gjithë furnizuesve përmes ueb faqes për Furnizim të Makedonski Telekom.

Oficeri për pajtushmëri është përgjegjës për funskionimin dhe ndjekjen e Programit për pajtushmëri.

Masa për parandalimin e sjelljeve korruptuese

Makendoski Telekom nuk toleron planifikimin apo kryerjen e korrupsionit dhe për këtë shkak janë përgatitur politika interne dhe procedura për ndalimin dhe parandalimin e ryshfetit (duke i përfshirë edhe lehtësimet pagesore).

Makedonski Telekom ka për qëllim t’i respektojë rregullat për parandalimin e korrupsionit të cilat janë relevante për Shoqërinë dhe pret prej partnerëve afarist të mos përdorin para apo kompensim tjetër pagesor nga ana e Makednoski Telekom për qëllime joligjore, duke i përfshirë edhe qëllimet me të cilat i thyejnë rregullat për ndalimin e korrupsionit, siç janë kryerja ose shkaktimi i bërjes së pagesës në mënyrë direkte apo indirekte.

Makendoski Telekom nuk toleron planifikimin apo kryerjen e korrupsionit dhe për këtë shkak janë përgatitur politika interne dhe procedura për ndalimin e ryshfetit (duke i përfshirë edhe lehtësimet pagesore).

Makedonski Telekom ka për qëllim t’i respektojë rregullat për parandalimin e korrupsionit të cilat janë relevante për Shoqërinë dhe pret prej partnerëve afaristë të mos përdorin para apo kompensim tjetër pagesor nga ana e Makednoski Telekom për qëllime joligjore, duke i përfshirë edhe qëllimet me të cilat i thyejnë rregullat për ndalimin e korrupsionit, siç janë kryerja ose shkaktimi i bërjes së pagesës në mënyrë direkte apo indirekte të cilitdo nëpunës publik apo personi privat për ta ndihmuar Makednoski Telekom apo dikë që vepron në emër të tij të fitojë apo të mbajë biznes ose ta orientojë biznesin drejt ndonjë personi ose të sigurojë çfarëdo përparësie të paligjshme.

Telekomi ndalon çfarëdo forme të korrupsionit apo ryshfetit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në sigurimin apo pranimin apo premtimin e përparësisë personale, marrjen e ryshfetit ose pagesa të lehtësuara.

Shoqëria gjithashtu i ndalon punonjësit e saj të sjellin vendime në favor të të punësuarve apo familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe personave të tretë.

Nuk lejohet t’u ndajnë dhurata apo ftesa të eventeve personave të tretë me të cilët ata do të mund të ndikojnë ose perceptohet se po ndikojnë në rezultatin e ndonjë transaksioni afarist.

Makedonski Telekom nuk mbështet parti politike, organizata politike apo përfaqësues të tyre as në mënyrë financiare e as në mënyrë morale. Aktivitetet e kompanisë për kontribute bamirësie janë të publikuara në faqen e internetit të kompanisë.

Makedonski Telekom nuk ka për qëllim të bashkëpunojë me palë të treta të cilët i shkelin rregulloret për parandalimin e sjelljes korruptive ose shkeljen e parimeve drejtuese të Programit për pajtueshmëri.

Sistemi për trajnim

Në vitin 2007 u soll programi e- mësim për pajtueshmëri me etikën e punës dhe ndalimin e sjelljes korruptive, i cili vazhdimisht plotësohet me tema akute . Programi për etikën e punës është obligativ për të gjithë punonjësit e Grupacionit; për kursin e e – mësimit për parandalimin e sjelljes korruptive punonjësit përzgjidhen dhe ftohen në zbatimin e vlerësimit duke u bazuar në rreziqe.

Prej furnizuesve kërkohet të regjistrohen në ueb faqen për Furnizim të Makednoski Telekom dhe me këtë ta pranojnë Kodin e sjelljes të Grupacionit dhe klauzolën për parandalimin e sjelljes korruptive.

Sistemi efektiv i kontrolleve interne

Menaxhmenti i Makednoski Telekom është i përkushtuar në vendosjen dhe mirëmbajtjen e sistemit përkatës të kontrolleve interne që të sigurojë besueshmëri në raportet financiare. Sistemi ynë i kontrolleve interne është i dizajnuar që të siguroj siguri në lidhje me besueshmërinë e raportimit financiar për qëllime të jashtme në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare për Raportim Financiar (SNRF).

Kontrollet në nivel të transaksionit i përshkruajnë kontrollet e ndërtuara në proceset tona afariste të cilat janë të dizajnuara dhe funksionojnë për të siguruar shfaqjet materiale të fakteve të gabuara janë ndaluar apo zbuluar me kohë në çdo konto financiare të rëndësishme dhe janë zbuluar në raportet financiare. Paralelisht me këtë i dokumentojmë dhe i vlerësojmë kontrollet bazë të sistemit për kontrolle interne në bazë të metodologjisë të Dojçe Telekom.

Në pajtueshmëri me kriteret e kuadrit për miratimin e kontrolleve interne, menaxhmenti e vlerëson efikasitetin e sistemit për kontrolle interne të çdo viti financiar.

Vlerësimi i tërë i sistemit tonë të kontrolleve interne bazohet në metodën e përcaktuar në “Kontrolle interne – Korniza integruese” e dhënë prej Komitetit të organizatave për sponsorim të Komisionit nacional për raportet financiare mashtruese (Treadway Commission). Puna e sistemit të kontrollit intern gjithashtu mbështetet nga funksionimi i pavarur i rishqyrtimit intern. Përveç obligimeve të lidhura me planin për punë të revizionit intern të bazuar në rreziqe, kontribuon në përmirësimin e proceseve të kontrollit intern dhe në zvogëlimin e rreziqeve ekzistuese përmes revizioneve ad hok. Sektori i revizionit intern e ndjek implementimin e masave të definuara në bazë të revizioneve. Këshilli i drejtorëve dhe Këshilli për revizion marrin rregullisht raporte për zbulimet në revizione, masa të bazuara në zbulime dhe përmbushja e obligimeve.

Ndjekja e Programit për pajtueshmëri

Në mënyrë të vazhdueshme zbatohet sistemi për menaxhimin e ndryshimeve formale që të ndiqet dizajni dhe efikasiteti i Programit për pajtueshmëri dhe përshtatja e tij në sfidat e reja në trendet, mjedisin dhe legjislaturën afariste.

Oficeri për pajtueshmëri gjithashtu dorëzon raporte tremujore deri te Kolegjiumi i menaxhmentit, Këshilli i drejtorëve dhe Këshilli i revizionit për progresin dhe rezultatet e Programit për pajtueshmëri.

Verifikimi dhe certifikimi i jashtëm

Në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2021 Grupacioni DojçeTelekom i organizoi katër certifikime me të cilat revizorët e jashtëm e rishikuan dhe e konfirmuan disejnin e Sistemit për menaxhim me pajtueshmëri.

Rezultatet mund t’i gjeni në: lidhje.

Komunikim intern me punonjësit

Shoqëria me seriozitet e pranon Kodin për sjellje dhe rregulloren e saj detajuese si dhe zbatimin e tij e konsideron si një ndër prioritetet më të larta, por gjithashtu vërteton se ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet sjelljes së drejtë dhe të gabuar. Për këtë shkak punonjësit nxiten të iniciojnë komunikim të hapur përmes “Më pyet!” (Ask Me!).

Paraqitja e shkeljeve të Programit për pajtueshmëri, rregullativave interne apo ligjeve

Ankesa dhe komente në lidhje me çështje dhe me sjelljen jopërkatëse në lidhje me rregullativat mund të dorëzohen në linjën etike “Më trego!” të Makedonski Telekom.

Kontakt informacione për “Më trego!”

Makedonski Telekom

Adresa:Oficeri për pajtueshmëri

Kej 13 Noemvri nr. 6, 1000 Shkup

Telefoni: +389 2 3242530

E-mail: tell.me@telekom.mk

Ekziston mundësia për dorëzimin e ankesave në portalet “Më trego!” të grupacioneve Magjar Telekom dhe Dojçe Telekom:

Grupacioni Magjar Telekom

Adresa: Drejtori për pajtueshmëri në nivel të Grupacionit Magjar Telekom

1097 Budapest, Könyves Kálmán 36, Hungari

Telefoni: +36 1 458 7780

E-mail: mondd.el@telekom.hu


Dojçe Telekom SHA

Adresa: 140 Friedrich-Ebert-Allee, 53113 Bon, Gjermani

Telefoni: +8000 382 4835 (e hënë – e premte, ora 9 - 17 GMT+1)

Faks: +8000 382 4329

E-mail: tell-me@telekom.de

Internet: http://tell-me.telekom.de

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se ankesat deri te portali Më trego! i Grupacionit Dojçe Telekom dhe portali “Më trego!” i Grupacionit Magjar Telekom mund t’i dorëzoni vetëm pa të dhënat personale për personin ndaj kujt dëshironi të dorëzoni ankesë. Për të gjitha transferimet e tjera të të dhënave personale në mënyrë joligjore mund të pasojnë sanksione civile apo penale.

Ankesat dhe komentet mund të jenë anonime

Verzioni desktop