Teknologji e lartë dhe shpejtësi në gigabitë
Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e rrjetit, që është damar i shoqërisë digjitale. Lidershipin në teknologji e konfirmojmë përmes investimeve të vazhdueshme në teknologjitë më të reja që të sigurojmë shpejtësi në gigabit dhe përvojë më të mirë abonuese. E kemi vendosur rrjetin e parë komercial 5G në Maqedoni dhe e kemi mbuluar pjesën më të madhe të zonave rurale me teknologjinë e gjeneratës më të re. Paralelisht jemi duke e zhvilluar dhe zgjeruar edhe rrjetin optik, ndërsa numri i qasjeve në optikë po rritet vazhdimisht. Me infrastrukturën më të mirë mund t’ju ofrojmë abonuesve lidhje më të mirë dhe internet më të shpejtë gjithmonë, kudo dhe në cilëndo pajisje.