Të përkushtuar në një të ardhme të qëndrueshme

Në botën e sotme të lidhur onlajn, përgjegjësia është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një përgjegjësi që shkon një hap më tej në krijimin e një infrastrukture superiore. Përgjegjësi për qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e burimeve natyrore, përgjegjësi për reduktimin e hendekut digjital dhe një shoqërie digjitale të barabartë. Përgjegjësi për një të ardhme të përbashkët të qëndrueshme.

Me markat #GreenMagenta dhe #GoodMagenta, Dojçe Telekom e thekson dhe e shënon përgjegjësinë për mjedisin jetësor dhe shoqërinë.

#GreenMagenta

#GreenMagenta përdoret për produkte, projekte, masa dhe iniciativa që sjellin ndryshime pozitive për të reduktuar ndryshimet klimatike dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve. Këto marka sillen nga iniciativa të jashtëzakonshme nga i gjithë grupacioni.

#GreenMagenta
#GoodMagenta

#GoodMagenta ka të bëjë me iniciativat që sjellin ndryshime pozitive në botën digjitale, që ndikojnë në uljen e hendekut digjital. Në këtë kontekst, krijimi i një hapësire interneti më të mirë dhe më të sigurt është veçanërisht i rëndësishëm.

#GoodMagenta

Green magenta

Nismë për reduktimin e mbetjeve elektronike – Eko zbritje

Si pjesë e grupacionit Dojçe Telekom jemi të përkushtuar në uljen e ndikimit të dëmshëm mbi natyrën me punën tonë të përditshme dhe përmes inkurajimit të nismave të gjelbra. Ndryshimet klimatike na prekin të gjithëve dhe kemi përgjegjësi të përbashkët për ta bërë dallimin. Ekonomia rrethore është përcaktimi ynë strategjik, ndërsa një nga elementet kryesore të ekonomisë rrethore është reduktimi i mbetjeve elektronike dhe ripërdorimi i materialeve nga telefonat e vjetër celular.

Internet bez omraza

Makedonski Telekom, së bashku me filialet e tjera evropiane të Dojçe Telekomit, është i përfshirë në eko-iniciativën për reduktimin e mbetjeve elektronike duke mbledhur pajisje të vjetra elektronike dhe duke investuar në restaurimin e habitateve natyrore në Evropë.

Eko zbritje

Aksioni ynë lokal për reduktimin e mbetjeve elektronike, i cili mban etiketën Green Magenta, filloi dy vjet më parë dhe vazhdon ende. Në të gjitha dyqanet tona, celularët e vjetër mblidhen në partneritet me “Zero Mbetje”. Për të inkurajuar abonuesit që t'i bashkohen kësaj nisme, për çdo pajisje të vjetër, ata përfitojnë një zbritje për blerjen e një telefoni të zgjuar të ri. Për momentin, zbritja vlen për blerjen e një T Phone të ri. Në këtë mënyrë, abonuesit marrin pjesë aktive në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Deri më tani janë grumbulluar mbi 16 mijë pajisje të vjetra elektronike dhe aksioni vazhdon akoma.

Qëllimi i kësaj nisme është që të veprojmë së bashku për të reduktuar efektet e dëmshme në natyrë dhe për të krijuar një mjedis jetësor më të shëndetshëm dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Vrvna tehnologija

Good Magenta

Verzioni desktop