Lajmërime për mediumet

10.05.2018

Rezultatet e punës së Makedonski Telekom për tre muajt e parë të vitit 2018

Makedonski Telekom SHA – Shkup e ka pozitën prej lideri në tregun e shërbimeve folëse fikse në fund të tre muajve të parë të vitit 2018, tregojnë rezultatet financiare të parishikuara në pajtim me Standardet Ndërkombëtare për Raportim Financiar (SNRF).

05.04.2018

Makedonski Telekom hapi inkubator për talente digjitale

Makedonski Telekom ka hapur një inkubator talente digjitale, i përbërë nga një ekip studentësh që punojnë në zhvillimin e aplikacioneve të transformimit digjital.

21.03.2018

Makedonski Telekom pjesë e aksionit “Ora e Planetit Tokë” 2018

Makedonski Telekom edhe këtë vit do të jetë pjesë e aksionit më të madh vullnetar “Ora e planetit Tokë”. Më 24 mars (e shtunë) në periudhën prej orës 20:30 deri në orën 21:30 kompania do ta shkyç ndriçimin në ndërtesën administrative në qendrën e Shkupit, me çka do të dërgojë mesazh për shpëtimin e planetit Tokë.

05.03.2018

Opsion i ri Family Share për abonuesit e Magenta 1

Makedonski Telekom e pasuroi shërbimin Magenta 1, duke vendosur edhe opsionin unik në treg me të cilin abonuesit midis vetes do të mund të ndajnë internet në celular. Që tani, me opsionin e ri Family Share në Magenta 1, çdo anëtar i familjes mund ta ndajë internetin e vet celular të përfshirë në tarifë me anëtarët e tjerë.

27.02.2018

Kongresi botëror i teknologjive celulare në Barcelonë - Makedonski Telekom paralajmëroi prototipin e maskave “smart” për mbrojtje nga ajri i ndotur

Kongresi botëror i teknologjive celulare në Barcelonë, këtë vit mbahet nga 26 shkurti deri më 1 mars, me sloganin „Creating a better future“.

Verzioni desktop