NIKOLA BOJKOVSKI

ANALIST BIZNESI

Nga dëshira në realitet, karriera ime mori rrugën e dëshiruar.

Edhe në ditët e mia studentore doja Makedonski Telekom si punëdhënësin tim të ardhshëm. Prandaj e shfrytëzova mundësinë e praktikës në Makedonski Telekom, e shpallur në fakultetin tim dhe aplikova për të qenë pjesë e Inkubatorit Digjital në Telekom. Iu bashkova një ekipi profesionistësh dhe njerëzish të jashtëzakonshëm, të cilët përveçse dhanë maksimumin, u siguruan vazhdimisht që të gjithë ne të merrnim njohuritë e nevojshme, të punonim së bashku me ta dhe të ndiheshim pjesë e ekipit që nga dita e parë. Teknologjitë që kam hasur dhe proceset në të cilat kam punuar më dhanë një përvojë të paçmuar. Pata mundësinë që në mënyrë të pavarur të inicioj projekte dhe inovacioni im u vlerësua. Ka shumë mundësi mësimi, që nga platformat, tek përvoja ndërkombëtare deri tek puna me profesionistë të vërtetë.

Deri në fund të studimeve, kisha mësuar shumë dhe po merrja vlerësime për punën time. Pastaj mora një ofertë për punë dhe tani me krenari mund të them se jam i punësuar në Makedonski Telekom, në pozitën e Analistit të Biznesit dhe i shfrytëzoj të gjitha beneficionet që ofron Telekomi, të cilat vërtet janë të shumta.

Unë ende e shoh veten si pjesë e këtij ekipi, dua të përparoj dhe të jap maksimumin këtu, sepse Makedonski Telekom është vendi i duhur për të gjithë të rinjtë, entuziastë inovativë që dëshirojnë zhvillimin profesional të karrierës së tyre.

Nikola Bojkovski
Verzioni desktop