Informata

18.11.2017

Hapet një vend shitjeje i Makedonski Telekom në Palma Mall në Tetovë

Makedonski Telekom e zgjeroi rrjetin e vet shitës në Tetovë. Prej sot, filloi me punë vendi i ri i shitjes në qendrën tregtare Palma Mall ku abonuesit do të mund t’i zgjedhin të gjitha pajisjet komunikuese, shërbimet dhe zgjidhjet, në pajtim me nevojat dhe mundësitë e tyre.

17.11.2017

Makedonski Telekom organizon kërkim emocionues të iPhone X të ri

Makedonski Telekom e shpall fillimin e kërkimit më emocionues dhe më të madh pas pasurisë së fshehur në Maqedoni - iPhoneX e ri dhe të parezistueshëm. Të gjithë abonuesit e Makedonski Telekom të cilët dëshirojnë të kyçen në këtë kërkim emocionues fillimisht duhet të regjistrohen përmes ueb faqes osvojx.mk.

27.10.2017

Shërbimi LTE (4G) data roaming në Gjermani për abonuesit e Makedonski Telekom

Abonuesit e Makedonski Telekom do të mund të shfrytëzojnë LTE (4G) data roaming derisa qëndrojnë në Gjermani. Ky shërbim i ri është mundësuar me furnizimin dhe implementimin e një elementi të rri rrjetor në Makedonski Telekom dhe testet e përfunduara me sukses në pajtim me marrëveshjen për roaming me Telekom Deutschland.

28.09.2017

Makedonski Telekom dhuron ushqim dhe mantele për shi për të pastrehët në Shkup

Paketa me produkte ushqimore, si dhe mantele vjeshtore kundër shiut sot nga të punësuarit e Makedonski Telekom janë paketuar nga zemra dhe do të dhurohen me dashuri në kuadër të aksionit humanitar të kompanisë të dedikuar për të pastrehët dhe personat e rrezikuar social.

30.08.2017

NJOFTIM

Bashkëpunimi i Makedonski Telekom me Shoqërinë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste, për emërimin dhe ribrendimin e Arenës kombëtare në “Telekom Arena” nuk do të jetë më në fuqi nga 1 shtatori i vitit 2017.

1678 ... 86
Verzioni desktop