ELENA BALAMOVSKA

MENAXHERE E PROJEKTEVE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIKE

Makedonski Telekom si kompani i inkurajon punëtorët që të mendojnë dhe veprojnë në mënyrë aktive në realizimin e ideve, zgjidhjeve, propozimeve të tyre dhe me këtë të paraqesin dimensione të tjera kreative të personit.

Do të veçoja aplikacionin SkopjeZOO si një histori suksesi ku së bashku me kolegët e përfshirë në ekipin e zhvillimit dhe menaxhimit, të udhëhequr në një drejtim pozitiv të përdorimit të mirë të teknologjisë, arritëm ta përkthejmë idenë time për aplikacionin SkopjeZOO në një përvojë digjitale për të gjithë përdoruesit.

Puna në Makedonski Telekom është kënaqësi kur punoni me kolegë të cilët përveç që janë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve më të përshtatshme, janë gjithmonë të disponuar për shoqërim dhe festim të sukseseve.

Makedonski Telekom paraqet një vend të shkëlqyeshëm për të punuar me teknologjitë dhe zgjidhjet më moderne, ku punonjësit mund të përdorin kapacitetet e tyre profesionale në mënyrën më të mirë, të kenë mundësi të përmirësohen dhe të vetë-realizohen, duke u fokusuar në ofrimin e sa më shumë përdoruesve të kënaqur në treg.

elena
Verzioni desktop