Makedonski Telekom është një prej mbështetësve më të mëdhenj të sportit dhe kulturës në Maqedoni dhe rol jo më pak të vogël ka në mbështetjen e projekteve me rëndësi të madhe për zhvillimin e vlerave qytetare në shoqëri. Përmes aktiviteteve të veta të ndryshme dhe më shumëdimensionale si sponsor, kompania synon drejt përforcimit të entuziazmit shoqëror në bashkësi, në këtë mënyrë vazhdimisht duke e zhvilluar pozitën e vet të faktorit shoqëror përgjegjës.


Partner në sport

Makedonski Telekom ka traditën e mbështetjes së sportit dhe kulturës sportive në vend përmes sponsorimit të vazhdueshëm të klubeve sportive dhe ngjarjeve sportive në mbarë shtetin. Fokusi i kompanisë viteve të fundit është vendosur në sportin më me perspektivë në Maqedoni, hendbollin. Vazhdon bashkëpunimi me kampionin e dyfishtë evropian, klubin më të mirë të hendbollit “Vardari”, ndërsa mbështetja në këtë sport mori edhe dimensione kombëtare me sponsorim gjeneral të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë. Makedonski Telekom qëndron edhe pas federatës së ping-pongut.


Përforcimi i kulturës

Si kompani telekomunikimesh, Makedonski Telekom ka për obligim të sigurojë qasje sa më të madhe dhe sa më të mirë në muzikë, ndërsa me atë edhe në kulturë në përgjithësi. Është evident investimi i kompanisë në kulturë përmes mbështetjes së projekteve kapitale prej kësaj sfere të cilat janë me rëndësi kombëtare. Në mesin e më të rëndësishmeve është partneriteti tradicional me festivalin më të madh artistik në vend, nikoqir i artistëve më të mëdhenjë në botë “Vera e Ohrit”, ndërsa aktual është edhe bashkëpunimi me Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “FNT Skupi festival”, si edhe me manifestimin “Tingujt e Çarshisë”, të cilat janë vetëm një pjesë e projekteve të tjera kulturore të cilat realizohen me mbështetjen e Makedonski Telekom.

Kompania ka ndërtuar shzumë relacione me partnerë, që e kanë muzikën në fokusin e saj, pavarësisht për çfarë publiku ajo dedikohet, kështu që nga këtu më shumë vite e mbështesim manifestimin më të rëndësishëm në korniza nacionale “Skopje xhaz festival”. Telekom me krenari e ka promovuar në vend platformën internacionale me muzikë elektronike të Dojçe Telekom – Telekom Electronic Beats, duke sjellë dixhejë dhe muzikantë nga vetë maja shtetërore.


Detyra strategjike për e-shoqëri

Një prej detyrave më të rëndësishme strategjike e Makedonski Telekom është ta nxisë, zhvillojë dhe mbështesë shoqërinë elektronike në Maqedoni duke zhvilluar mundësi për përditshmëri më të lehtë të qytetarëve përmes përdorimit praktik të përfitimeve të teknologjive digjitale. Në këtë drejtim, kompania i mbështet të gjitha format me vlerë të cilat kanë kontributin e vet në arritjen e qëllimit – krijimin e shoqërisë së mençur dhe është sponsor shumëvjeçar i disa konferencave të këtij karakterit si All Web dhe ETAI, ndërsa se qëndron edhe pas formave të vlefshme të e-komunikimit, kompania vërteton me mbështetjen e vet të manifestimit të njohur “Shpërblime Tuiter”.


Kujdesi aktiv për mjedis jetësor të shëndetshëm

Kujdesi për mjedisin jetësor është një prej fokuseve më të rëndësishme të Makedonski Telekom në të cilën kompania është përkushtuar në tërësi. Përveç që realizon eko-aksione të shumta me përfshirjen e madhe të të punësuarve nën iniciativën #TelekomGoesGreen, Telekom mbështet inovacione, iniciativa dhe zgjidhje qëllimi i së cilave është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe përmirësimi i eko-sistemeve në vend. Në këtë kuptim, kompania është rregullisht e përfshirë dhe i mbështet aktivitetet për e-mobilizim, ndërsa mbështet edhe zgjidhje inovative për pastrimin e ajrit.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop