Shërbimi AntiDDoS i Makedonski Telekom ju mbron nga sulmet e mëposhtme DDoS:
Sulme vëllimore:
Mbingopja e infrastrukturës me një vëllim të madh trafiku (UDP Flood, ICMP Flood, Amplification Attacks si DNS ose NTP Amplification).
Sulme të protokolleve të rrjetit: Ndërprerje e protokolleve të rrjetit (SYN Flood, TCP Connection Exhaustion, Smurf Attack).
Sulmet e shtresës së aplikacionit: I synuar për aplikacione ose shërbime specifike me qëllim mbingarkesën e burimeve të tyre (HTTP GET/POST Flood, Slowloris, DNS Query Flood).
Sulme hibride DDoS (Multi-vector): Kombinimi i teknikave të ndryshme të sulmit për ta bërë të vështirë zbulimin dhe zbutjen (p.sh., DNS Amplification dhe HTTP Flood).
Sulme Amplification: Përdorimi i serverëve të prekshëm të internetit për të reflektuar dhe amplifikuar trafikun keqdashës (DNS, NTP, CLDAP Amplification).
Sulme të shtresës së transportimit: Ndërprerje e komunikimit midis përdoruesve dhe serverave në nivelin e transportit (UDP Floods, sulme në porte specifike).
Sulme shantazhuese DDoS (Ransom DDoS, RDDoS): Ushtrimi i presionit mbi rrjetin e një përdoruesi duke ndërprerë funksionimin e tij me qëllim që të kërkohet një shpërblim.