MetroNET

MetroNET (Metropolitan Area Network) është shërbim i cili ofron numër të madh objektesh afariste, zyra ose degë të ndonjë kompanie ose institucioni, të cilat gjendet në territorin e një ose më tepër vendbanimeve, lehtësisht dhe në mënyrë të thjeshtë të lidhen në rrjetin e vetëm.

Solucionet e rrjetit janë të bazuara në teknologjinë Metro Ethernet dhe lidhjen optike për arritjen e kapaciteteve dhe shpejtësive të mëdha, edhe atë në largësi më të mëdha, të mjaftueshme të mbulojnë sipërfaqen e një qyteti të tërë. Mundësojnë lidhjen e lokacioneve në distanca deri dhjetëra kilometra dhe funksionim të pandërprerë të tyre në rrjetin e njejtë. Metro Ethernet është teknologjia më e shpërndarë LAN përparësia kryesore e së cilës është thjeshtësia, pa pasur nevojë për pajisje dhe solucione të ndërlikuara.

Shërbimi MetroNET ofron:

  • Ekonomi – shpenzime të reduktuara për zhvillimin e rrjetit
  • Siguri më të lartë – në nivel të linjës së huazuar dixhitale
  • Shpejtësi – rrjedha e të dhënave me shpejtësi gigabite
  • Thjeshtësi – shfrytëzimi i pajisjes dhe njohurive të njejta të cilat i shfrytëzoni në rrjetet tuaja LAN
  • Fleksibilitet më të madh – Solucionet e bazuara në MetroNET të Makedonski Telekom kanë mundësi infrastrukturore për lidhjen e më tepër lokacioneve me shpejtësi të ndryshme, me çrast munden në tërësi të plotësojnë kërkesat dhe nevojat tuaja.
  • Besueshmëri – nëpërmjet qasjes dhe shpejtësisë së garantuar.

Solucionet e Makedonski Telekom janë plotësisht të adaptueshme me kërkesat e përdoruesve në aspektin e shpejtësisë, edhe atë prej 10 Mbps deri 1 Gbps. Shpejtësia tashmë e implementuar e sistemit mund të rritet në përputhje me nevojat, pa investime plotësuese në pajisje të reja ose rindërtim të sistemeve ekzistuese.

Solucioni i pranuar MetroNET paraqet një rrjet, një teknologji dhe një sistem të cilat TI stafi i kompanisë tashmë i njeh. Mund të implementohet dhe rindërtohet si dhe në mënyrë efikase të menaxhohet.

Mundësite e tjera që i ofron shërbimi MetroNET janë:

  • Lidhjen e qendrave për ruajtjen e të dhënave, Metro Storage, me vonesë të minimizuar- mundësi të pazëvendësueshme për ruajtje sinkronike të të dhënave, me thjeshtësi, performans dhe vëllim të shpenzimeve, që nuk mund ti ofron asnjë sistem tjetër ekzistues
  • Lidhje LAN-to-LAN
  • Garancion për shpejtësinë (CIR) – me infrastrukturën themelore të rrjetit përmes të cilit zhvillohet shërbimi MetroNET mundësohet monitorimi i shpejtësisë së qasjes për çdo klient individual dhe ofrohet shpejtësi e garantuar të bartjes së të dhënave.
  • Fleksibilitet në aspektin e përsosjes së shpejtësisë
  • Mundësi për video konferenca.
pageArea reserved, leave empty!!!