Smartfonët e plasojnë botën në duartë tona dhe ato u bënë burim kryesor i informacioneve dhe argëtimit.
Interneti mobil ka evoluar në autostradë super të shpejtë i cili e lehtëson komunikimin profesional dhe privat por me rritjen e shpejtësisë së tij dhe mundësinë për shkarkimin e sasive të mëdha të dhënave: dokumente, video, fotografi, ne shpenzojmë më tepër megabajtë për dallim nga e kaluara. Gjithashtu, vetë përmbajtja që gjendet në hapësirën e internetit ka ndryshuar me kalimin e kohës. Nga teksti, përmbajtja ka migruar drejt fotografive 360о shumë cilësore, deri te videot me rezolucion të lartë me çka edhe më tepër e rrisin internet trafikun që konsumohet.
Për këtë arsye, për kënaqësi më efikase në përmbajtjet tuaja më të preferuara, paraprakisht pa e tejkaluar internetin e përfshirë në tarifën tuaj, krijuam vend ku mund të gjeni këshilla të dobishme dhe udhërrëfyes se si të shfrytëzoni internetin tuaj mobil në mënyrë racionale dhe dhe të mençur.