ProNET – Rrjeti privat virtual

ProNET është shërbim me të cilin shfrytëzuesit i sigurohet lidhje të sigurt të dy pikave të kompanisë gjeografikisht të largëta dhe zhvillim të lehtë dhe efikas të rrjetit privat kombëtar të kompanisë. Duke shfrytëzuar këtë shërbim i përfitoni këto beneficione:

  • Menaxhim dhe shfrytëzim të thjeshtëzuar të rrjetit të kompanisë
  • Lidhje të vendeve qasëse të llojit „secili me secilin "
  • Siguri dhe mbrojtje të rrjetit
  • Privatësi dhe integritet përmes shfrytëzimit të teknologjive të sofistikuara për tunelim të sigurt
  • Shkallëzueshmëri dhe fleksibilitet të madh

Solucionet e bazuara në shërbimin ProNET mund të adaptohen me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të shfrytëzuesve dhe përfshijnë:

  • Dizajnin, instalimin dhe konfigurimin e rrjetit
  • Zgjedhje të pajisjeve përdoruese
  • Pajisje më të mira të rrjetit nga prodhues kulmor
  • Mundësi për menaxhim nga ana e përdoruesit ose nga Makedonski Telekom
  • Mbështetja e përdoruesve në numrin telefonik falas 0800 10 800

Duke i falenderuar teknologjisës qasëse, solucionet tona të bazuara në shërbimin ProNET janë me çmim tërheqës dhe performanse të larta kur janë në pyetje siguria e të dhënave dhe disponibiliteti i shërbimit. Në portofolin tonë ofrojmë mundësi të ndryshme për implementimin e shërbimit ProNET, ndërsa çmimet përpilohen në përputhje me shpejtësinë e dëshiruar të bartjes së të dhënave dhe numrin e pajisjeve të rrjetit. Raporti i ofruar çmim/cilësi gjithmonë është në përputhje me nevojat e përdoruesve.

Zgjerimi i numrit të pikave të qasjes është i lehtë, kurse udhëheqja pas zgjerimit është e thjeshtë, pa resurse plotësuese dhe me kursim të konsiderushëm të kohës.

pageArea reserved, leave empty!!!