Е-faturë për shfrytëzuesit e shërbimeve mobile
1. Çka paraqet fatura elektronike?
Fatura elektronike paraqet zëvendësim të faturës me letër që e pranoni në adresën tuaj, në fillim të çdo muaji. Në vend që të pranoni faturë prej letre, më së voni deri ditën e pestë të muajit në menynë Fatura elektronike në portalin Telekomi Im, do ta keni faturën mujore.
2. A e pranoj faturën elektronike nëpërmjet e-postës?
Po, përveç informacioneve mbi disponibilitetin e faturës elektronike në portalin Telekomi Im, në e-adresën tuaj të kontaktit në shtojcë dërgohet edhe fatura mujore për shërbimet mobile ose të integruara në formatin pdf.
3. Si mund të shfrytëzoj e-faturë?
Е-faturë mund të shfrytëzoni duke dhënë pëlqim për zëvendësimin e faturës prej letre me atë elektronike dhe me aktivizim nëpërmjet:
- Menysë Fatura elektronike nga Telekomi Im;
- Nëpërmjet veb faqes
- Duke dërguar „e-faturë START" në numrin 1461;
- Me thirrje falas në automatet folëse 122 dhe 1235;
- Duke nënshkruar Fletëpëlqim për faturë elektronike në shitoret e Telekomit;
- Nëpërmjet Menyja ime.
4. A mund përsëri të pranoj fature prej letre?
Po, shërbimin Fatura elektronike mund ta deaktivizoni nëpërmjet kanaleve të njejta sikur aktivizimi:
- Menysë Fatura elektronike nga Telekomi Im;
- Duke dërguar „e-faturë STOP" në numrin 1461;
- Me thirrje falas në automatet folëse 122 dhe 1235;
- Në shitoret e Telekomit dhe
- Nëpërmjet Menyja ime.
dhe nga muaji i ardhshëm përsëri do të pranoni faturë në formë letre