Mbani numrin pripejd dhe kaloni në postpejd modelin tarifor që më së shumti ju përshtatet!
Me shërbimin Bartje prej pripejd në postpejd mund të bëheni postpejd parapagues i rrjetit mobil të Makedonski Telekom, duke mbajtur numrin tuaj bashkë me prefiksin (070, 071 ose 072).
Procedura për bartjen e numrit prej pripejd në postpejd
Nëqoftëse dëshironi të bartni numrin prej pripejd në postpejd:
- Dorëzoni Kërkesë për bartje të numrit prej pripejd në postpejd dhe Kërkesë për nënshkrim të kontratës së re në postpejd në cilën do shitore të Telekom-it;
- Mbani me vete letërnjoftimin apo pasaportën tuaj;
- Identifikohuni me numrin PUK të SIM kartelës dhe
- Dorëzoni dokumentat e nevojshëm për nënshkrimin e postpejd kontratës së re.
Kushtet e përgjithshme gjatë bartjes së numrit
- Është e mundur vetëm bartja e numrit prej pripejd në postpejd;
- Kërkesa për bartje të numrit prej pripejd në postpejd do të realizohet menjëherë, nëse me vete i posedoni të gjithë dokumentat.
Ju presim në shitoret e Telekom-it ku në çdo kohë të punësuarit tanë do ju ndihmojnë në zgjedhjen e ofertës e cila në tërësi do ti plotësojë të gjithë kërkesat dhe nevojat tuaja.