Mbani numrin dhe kaloni në ofertë të krijuar për ju!

Me shërbimin Bartje të numrit * mundeni lirisht të kaloni në rrjetin mobil të Makedonski Telekom nga cili do rrjet tjetër mobil, duke mbajtur numrin tuaj bashkë me prefiksin (075, 076, 077 ose 078).

Si të bartni numrin në rrjetin mobil të Makedonski Telekom?

Nëqoftëse dëshironi të bartni postpejd numër:

  • Dorëzoni Kërkesën për nënshkrimin e kontratës parapaguese duke bartur numrin në rrjetin mobil të Makedonski Telekom në cilën do shitore të Telekom-it;
  • Dorëzoni dokumentat tuaj për nënshkrimin e postpejd kontratës dhe
  • Mbani me vete llogari/faturë të operatorit nga i cili kaloni te ne.

Nëqoftëse dëshironi të bartni numër pripejd:

  • Dorëzoni Kërkesë për bartje të numrit në cilën do shitore të Telekom-it;
  • Mbani me vete letërnjoftimin tuaj dhe
  • Identifikohuni me numrin PUK nga SIM kartela e operatorit nga i cili dëshironi të kaloni.

Si të dini, vallë numri është bartur në rrjetin tjetër mobil?

Gjatë realizimit të thirrjes, nëpërmjet sinjalit me zë mund të identifikoni vallë numri i takon rrjetit të Makedonski Telekom ose është bartur nga/në rrjet tjetër mobil. Sinjali me zë është i shkurtër dhe dëgjohet para realizimit të thirrjes, vetëm gjatë thirrjes së numrit të bartur në rrjet mobil të ndryshëm nga ai në të cilin sipas prefiksit numri thirrës i takon.

Kur shfrytëzuesi nga rrjeti mobil i Makedonski Telekom thirr numër fiks, sinjali me zë tregon se numri thirrës gjendet në rrjetin e operatorit fiks i cili nuk është bartës i numrit ose numri ka ndryshuar lokacionin gjeografik në kuadër të të rajonit të njejtë numerik, por ka mbetur në rrjetin e operatorit të njejtë.

Si të kontrolloni se cilit rrjet i takon numri?

Nëqoftëse dëshironi të kontrolloni se cilit rrjet i takon numri që dëshironi të thirrni, në dispozicion keni këto mënyra:

  • Dërgoni SMS porosi falas në numrin 070 170 me tekst: 3897YXXXXXX ose 07YXXXXXX
  • Lajmërohuni në numrin falas 070 170 dhe përcillni udhëzimet e operatorit ose

Shfrytëzoni aplikacionin e mëposhtëm, shkruani numrin për të cilin dëshironi të kontrolloni në formatin YXXXXXX, futni konfirmimin optik dhe klikoni „Kërko“.

Kushtet e përgjithshme gjatë bartjes së numrit

  • Mund të kryeni bartje të numrit vetëm nga pripejd në pripejd, postpejd në postpejd dhe pripejd në postpejd.
  • Mund të kryeni bartje të numrit vetëm për të biseduar, por jo edhe numra të dhënash ose numrave të faksit.
  • Afati për bartjen e numrit në rrjetin mobil të Makedonski Telekom është 2 ditë pune nga dita e transakcionit të regjistruar në Bazën qendrore të të dhënave me numra të bartur, përgjegjësi e Agjencisë për komunikime elektronike.
  • Gjatë bartjes së numrit në rrjetin mobil të Makedonski telekom ju merrni SIM kartelë të re.
  • Nëse celulari juaj është i mbyllur (i koduar), Makedonski Telekom nuk mund të kryen hapjen (dekodimin).
  • Prolongimi apo anulimi ti Kërkesës për bartje të numrit nuk është i mundur;
  • Kalim në rrjet tjeër ose kthim në rrjetin e vjetër mund të kërkoni në afat jo më të shkurtër se 30 ditë nga dita e fillimit të shërbimeve pas bartjes së mëparshme.
  • Mund të kërkoni bartje të numrit në rrjet tjetër. Çmimi është 236 denarë.

Ju presim në shitoret e Telekom-it në çdo kohë, të punësuarit tanë do ju ndihmojnë në zgjedhjen e ofertës e cila në tërësi do ti plotësojë kërkesat dhe nevojat tuaja.

Kontrolloni se cilit rrjet mobil i takon numri

Fusni numrin e telefonit: +3897  
Captcha 
Fusni 4 shenjat nga fotografia e mësipërme  
Verzioni desktop