Makedonski Telekom vazhdoi ta zgjerojë rrjetin 5G në mbarë shtetin. Pas startit të suksesshëm të rrjetit të parë komercial 5G në 15 qytetet dhe rrethinat e tyre, rrjeti 5G do të jetë në dispozicion në Shkup.
5G tashmë është aktiv në „East Gate Mall“ në Shkup si edhe në lagjet Çento, Maxhari, Autokomandë, Hekuranë, Qeramidorja dhe Hipodrom ndërsa deri në fund të marsit 2022 do të jetë në dispozicion edhe në rajonet e tjera të Shkupit si: Radishan, Butel, Shuto Orizare, Çair, Fushë Tophanë, Bardovc, zona industriale Vizbeg – Rruga e Kaçanikut, Gjorçe Petrov, Dame Gruev, Hrom, Nerez i Poshtëm, Vllae, Zllokuqan, Karposh 4, Karposh 3, Momin Potok, Taftalixhe 2, Trondol. Deri në maj 2022 Shkupi tërësisht do të mbulohet me sinjalin 5G.
Deri në fund të vitit, me pajisje të gjeneratës më të re do të mbulohen 26 qytete në Maqedoni.
Makedonski Telekom e mundësoi përdorimin e shërbimeve 5G paralelisht dhe në kombinim me 4G, me teknologji të avancuar për përdorimin dinamik të radiofrekuencave ekzistuese. Rrjeti është i gatshëm të mundësojë internet super të shpejtë celular me gigabit, menjëherë pas përfundimit të procesit të ndarjes së radiofrekuencave për radio valët në 700MHz dhe 3.6GHz nga ana AKE
5G do të kenë abonuesit të cilët ndodhen në qytetet që janë të mbuluara me 5G, në pajtim me tarifat që i përdorin dhe të cilat kanë pajisje të certifikuara në mënyrë përkatëse 5G.
Të gjitha informacionet për mbulimin e territorit, tarifat, pajisjet, si edhe detajet për mundësitë e kësaj teknologjie mund t’i gjeni në linkun vijues.