E-pagesa për shfrytëzuesit e shërbimeve fikse

1.Çka  paraqet E-pagesa?

Nëpërmjet sistemit E-pagesa sigurohet mundësia për pagesë të faturave  mujore për sherbime fikse – biseda, internet dhe television nga Makedonski Telekom, pa provision dhe shpenzime shtesë. Sherbimi E-pagesa, mundëson të arrini deri tek faturat  e paguar vetëm në katër hapa pa kufizime të kohës dhe vendit prej ku do ta bëni pagesen. Sherbimi ka qasje 24x7, prej kudo  në botë nëpërmjet portalit Telekomi Im.

E-pagesa bëhet  në mënyrë elektronike, në kohë reale. Sigurinë e transakcioneve të bëra nga ana e parapaguesit e garanton Banka .

Shërbimi pagesa Elektronike është në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit privat.

2. Siguria gjatë pagesës elektronike

Pagesa elektronike me kartela pagesore bëhet me të dhëna të cilat për shkak të sigurisë gjatë komunikimit nëpërmjet internetit shifrohen duke shfrytëyuar SSL (Secure Socket Layer ) protokol  të posaçëm. Gjatë vizitës tuaj në portalin Telekomi Im nuk bëjmë mbledhjen e të dhënave tuaja personale, përveç per ato  informata për të cilat ato janë të obligueshme ose, përsëri, vullnetarisht i jepni. Të dhënat personale të mbledhura gjatë kohës së vizitës suaj të portalit përpunohen në pajtueshmëri me rregullat pozitive të R.Maqedonisë. Përveç tjerash, të dhënat lidhur me kartelën tuaj ose me llogarin tuaj në bankë d[rgohen direkt deri te banka nëpërmjet lidhjes së shifruar. Makedonski Telekom nuk i mbledh, as që ka qasje deri te informacionet që kanë të bëjnë me kartelën ose llogarin tuaj në bankë. Më tepër për politikën tonë dhe sigurinë e të dhënave tuaja nga ana e Makedonski Telekom, lexoni në Politika e privatësisë dhe Udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale.


3. Si në mënyrë elektronike të paguaj faturën?

Hapi 1: transakcioni fillon në menynë E-fatura ku në Kontroll i faturave të papaguara duhet të zgjedhni faturën/faturat e papaguar, të kontrolloni e-adresën në të cilën do të ju arrin vërtetimi për faturën e paguar dhe të shtypni butonin  „Paguaj”. Sherbimi mundëson pagesën e më shumë faturave njëkohësisht. Nëse paguani më shumë se një faturë, shuma në denarë do të përmblidhet dhe gjatë procedurave të mëtutjeshme do të jetë e paguar nga kartela juaj pagesore. Për të marr vërtetim për pagesë, është e domosdoshme të kontrolloni e-adresën tuaj. Nëse doni që vërtetimi të ju arrij në e-adresë tjetër, duhet që ta ndërroni. Lajmërim për suksesin e transakcionit do te merrni ne e-adresen tuaj. Pas shtypjes së butonit „Paguaj”, hyni në ecurinë e pagesës.

Hapi 2: Në këtë hap jeni të drejtuar në faqen e mundësuar nga Stopanska banka, ku do ta kryeni pagesën. Në këtë faqe, i vendosni të dhënat Tuaja personale dhe të dhënat për kartelën pagesore, si dhe kontroll të të dhënave të vendosura nga Hapi 1.

Deria sa jeni të drejtuar në web faqen e Stopanska banka, Makedonski Telekom nuk ka qasje në të dhënat që i vendosni.

Hapi 3: Në këtë faqe  keni mundësinë që ti vërtetoni të dhënat e vendosura dhe të vazhdoni më tutje, ose të tërhiqeni nga pagesa elektronike e faturave. Ende gjendeni në faqen  Stopanska bankës.

Hapi 4: Pas kryerjes së pagesës, përsëri jeni të drejtuar në portalin Telekomi Im, ku ju informojmë për suksesin e transakcionit. Në e-adresën tuaj do të merrni vërtetim për transakcionin.

Verzioni desktop