E-pagesa për shfrytëzuesit e shërbimeve mobile


1. Me cilat kartela pagesore mund të paguhet fatura në mënyrë elektronike?

Pagesa elektronike e faturave mundësohet nga Stopanska banka AD Shkup, anëtare e NBG grupacionit, me të gjitha kartelat e brendit të MasterCard dhe VISA të dhëna prej cilës do bankë në botë. Gjithashtu, fatura mund të paguhet edhe me kartela pagesore të dhëna nga bankat vendase në Maqedoni të cilat shfrytëzohen për pagesa elektronike: TTK banka, Banka Qëndrore kooperative ( Sileks Banka), Stater banka, Stopanska banka A.D. Manastir dhe Ziraat banka.

2. Cilat mënyra tjera janë të mundura për pagesë të faturave?

Perkrah mënyrës elektronike të pagesës nëpërmjet internetit, faturën mund që ta paguani me para të gatshme (në kesh) ose me kartelë pagesore të brendit DINERS, VISA dhe MasterCard në shitoret e Telekomit, në cilën do ekspoziturë të Stopanska bankës, ose nëpërmjet mënyrës elektronike bankare , në të gjitha ekspoziturat e Postës së Maqedonisë.

Pronarët e llogarisë transakcionale (bankare) dhe kartelës debitore të Stopanska bankës, Komercijalna bankës, Tutunska bankës, Pro Kredit bankës dhe Uni bankës faturën mund ta paguajnë edhe nëpërmjet debitimit direkt. Pagesë nëpërmjet bankomatit mund të realizoni në të gjitha bankomatet e Stopanska bankës gjithkund nëpër Maqedoni me kartela pagesore VISA dhe MasterCard të dhëna nga ana e Stopanska banka AD Shkup. Makedonski Telekom gjithashtu ju ofron mundësi për pagesë në më shumë këste.

3. A ekziston siguri/mbrojtje gjatë pagesës elektronike?

Mbrojtja dhe siguria e të dhënave tuaja personale janë një ndër detyrat prioritare të Makedonski Telekom. Pagesa kryhet në mënyrë elektronike, në kohën reale të ndodhjes së transakcionit.

Sigurinë e transakcioneve të kryera nga ana e parapaguesve e garanton Banka.

Pagesa elektronike me kartela pagesore bëhet me të dhëna të cilat për shkak të sigurisë gjatë komunikimit nëpërmjet internetit shifrohen duke perdorur protokolin e posaçëm SSL (Secure Socket Layer). Gjatë vizitës tuaj në web faqe nuk bëjmë përmbledhjen e të dhënave  personale, përveç për informacione për të cilat ato janë të obligueshme ose, përsëri, vullnetarisht i jepni. Të dhënat personale të mbledhura gjatë kohës së vizitës suaj në web faqen  përpunohen në pajtueshmëri me rregullat pozitive të Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj, të dhënat lidhur me kartelën tuaj ose me llogarinë tuaj në bankë dërgohen direkt deri te banka nëpërmjet lidhjes së shifruar. Makedonski Telekom as nuk i mbledh, as nuk ka qasje deri te informatat lidhur me kartelën tuaj ose me llogarinë tuaj në bankë. Më tepër për shfrytëzimin e të dhënave tuaja nga ana e Makedonksi Telekom, lexoni në dokumentin „Politika për privatësi”.


4. Si të paguaj faturën në mënyrë elektronike?

Sherbimi pagesa Elektronike paraqet e-pagesë të faturave mujore për postpejd shfrytëzuesit privatë të Makedonski Telekom dhe realizohen në katër hapa.

Hapi 1: transakcioni fillon në menynë llogaria Elektronike ku në kolonën „Paguaj” duhet të klikoni në faturën/faturat  e papaguar, ta kontrolloni e-adresën në të cilën doni që të merrni vërtetim për faturën e paguar dhe të shtypni butonin „Paguaj”. Shërbimi mundëson pagesën e më shumë faturave njëkohësisht. Nëse paguani më shumë se një faturë, shuma në denarë do të përmblidhet dhe gjatë procedurave të mëtutjeshme do të jetë e paguar nga kartela juaj pagesore. Për të marrë vërtetim për pagesën, është e domosdoshme të kontrolloni e-adresën tuaj të vendosur në menynë „Profili im”. Nëse doni që vërtetimi të ju arrijë në e-adresë tjetër, duhet që në menynë e njejtë ta ndërroni. Lajmërim për suksesin e transakcionit do të merrni me SMS porosi dhe në e-adresën tuaj. Pas shtypjes së butonit „Paguaj”, hyni në ecurinë e pagesës.

Hapi 2: Në këtë hap jeni të drejtuar në faqen e mundësuar nga Stopanska banka, ku do ta kryeni pagesën. Në këtë faqe, në anën e majtë i vendosni të dhënat Tuaja personale dhe të dhënat për kartelën pagesore, në anën e djathtë janë të percjellura të dhënat e vendosura nga Hapi 1. Për derisa jeni të drejtuar në web faqen e Stopanksa bankës, Makedonski Telekom nuk ka qasje në të dhënat që i vendosni.

Hapi 3: Në këtë faqe  keni mundësinë që ti vërtetoni të dhënat e vendosura dhe të vazhdoni më tutje, ose të tërhiqeni nga pagesa elektronike e faturave. Ende gjendeni në faqen e Stopanska bankës.

Hapi 4: Pas kryerjes së pagesës, përsëri jeni të drejtuar në portalin Telekomi Im, ku ju informojmë për suksesin e transakcionit. Në e-adresën tuaj dhe në numrin tuaj mobil, do të merrni vërtetim për transakcionin.

Faturën elektronike mund që ta paguani edhe nëpërmjet portalit Paguaj online, por është e nevojshme që të dini numrin e faturës mujore. Në këtë portal mund që të paguani deri në 10 fatura të papaguara nga shfrytëzues të ndryshëm.

Në portalet Telekomi Im dhe Paguaj online ka demo verzion për pagesë të faturave, me të cilin procesi i pagesës edhe më shumë do t’iu thjeshtësohet.

5. Çfarë mundëson llogaria Detale?

Llogaria detale për shërbimet mobile dhe të integruara mundëson kontroll elektronik të gjendjes së llogarisë suaj për gjashtë muajt e fundit – kontroll të thirrjeve tuaja, porosive, shfrytëzimin e internetit dhe shërbime tjera, si dhe kohëzgjatjen, shumën e faturës dhe llojin e komunikimit, dhe mundësinë për shtypjen e llogarisë suaj detale në format pdf, ose përsëri, të kontrolloni numrin me të cilin keni më tepër komunikim.


6. Cili është dallimi në mes të kolonave Shuma e realizuar dhe shuma me lirim dhe përfitime?

Në shumën e realizuar nuk janë të përfshira parapagesa mujore, lirimet dhe përfitimet, për derisa në kolonën e fundit janë të përfshira parapagesa mujore, lirimet dhe përfitimet. Shuma që do të faturohet është shumë e afërt me shumën e kolonës së fundit, a dallimi mund të rrjedhë nga përrllogaritja e prolonguar e komunikimit të caktuar, sidomos në roaming.

7. A mundet që llogaria Detale mos të tregohet si meny?

Nëse doni që llogaria detale mos të ju tregohet në portalin Telekomi Im, kërkoni deaktivizim në ndonjërin nga shitoret e Telekomit. Aktivizimi i sërishëm i menysë llogaria Detale duhet që ta bëni në mënyrën e njejtë, duke kërkuar rishqyrtim në shitoret e Telekomit.

Verzioni desktop