Најстабилен супер брз интернет, најголем број ТВ канали и голем избор уреди на рати.

PAJTUESHMËRI PËR BKM VERIFIKIM

Makedonski Telekom SHA - Shkup mund të kërkojë raport nga Byroja Kreditore Maqedonase (BKM) për gjendjen faktike të detyrimeve të mia, gjegjësisht raport për detyrime të arritura të papaguara me qëllim të lidhjes së Marrëveshjes për krijimin e një marrëdhënie parapagesore për sigurimin e qasjes drejt rrjetit komunikues publik dhe shfrytëzimin e shërbimeve publike elektronike komunikuese të Makedonski Telekom si dhe për blerjen e pajisjeve elektronike me këste.

Jam i (e njoftuar) se:

  • BKM mund të përgatisë dhe të dorëzojë raport të Kërkuesit të të dhënave vetëm me pajtueshmërinë time të mëparshme me shkrim.
  • Kam të drejtë për verifikim në të dhënat, të cilat udhëhiqen me BKM, si dhe ta kontestoj vijueshmërinë dhe tërësinë e cilësdo të dhënë të përmbajtur në raport.
  • BKM nuk mban përgjegjësi për shkak të të dhënave të përmbajtura ose për çfarëdo qoftë aktivitet të padëshiruar të ndërmarrë nga Përdoruesi i të dhënave kundrejt meje, bazuar tërësisht ose pjesërisht në raport, përveç në rast të dërgimit të informacioneve të rreme me qëllim që të më dëmtojë mua ose ofruesin e të dhënave ose përdoruesin e të dhënave.
  • BKM i shlyen të dhënat e mira pas kalimit të 5 vjetëve nga pagesa e detyrimit ose mbylljes së llogarisë.
  • Kam të drejtë me deklaratë me shkrim ta tërheq këtë pajtueshmëri.
Verzioni desktop