ÇKA ËSHTË MOBIPAY?

MobiPay është mënyrë krejtësisht e re e pagesës pa para të gatshme e mundësuar me telefon mobil drejtpërdrejtë nga:

  • postpejd fatura telefonike;
  • pripejd llogaria MobiPay;
  • llogaria bankare.

Për shfrytëzimin e shërbimit, nuk paguhet as provizion për transakcion, as kompenzim mujor.

Telekom-i është operatori i parë mobil në Maqedoni, i cili ofron shërbimin MobiPay drejtpërdrejtë nëpërmjet postpejd faturës telefonike ose pripejd llogarisë Mobipay, duke ju mundësuar ashtu shfrytëzuesve të tij të paguajnë drejtpërdrejtë nga telefoni mobil i tyre në rrjetin Mobipay të tregtarëve. Me MobiPay, telefoni mobil bëhet porotfol virtuel, kurse shfrytëzuesit do munden lehtë dhe sigurt të paguajnë në mbi 800 lokacione nëpër Maqedoni dhe në 380 autobusë të Ndërmarrjes Publike të Komunikacionit. Shërbimi vlen për të gjithë postpejd dhe pripejd shfrytëzuesit e Telekom-it dhe është në dispozicion për çdo lloj të aparatit mobil.

Lista e vendeve shitëse ku mund të paguani nga telefoni juaj mobil, si dhe të gjithë informacionet mbi shërbimin, mund ti gjeni në veb faqen www.mobipay.mk.

MOBIPAY NËPËRMJET FATURËS POSTPEJD

Aktivizimi

MobiPay Easy
(limiti për transakcion 300 den.)

Nëse shërbimi nuk është i aktivizuar nga Telekom-i, aktivizoni:

  • Me thirrje drejt numrit falas: 14 11 14
  • Me dërgimin e SMS porosisë falas me tekst: START në 14 11 14
  • Me thirrje drejt Automatit vizuel #180
  • Me thirrje drejt Kontakt qendrës: 122
  • Në Telekom shitoren më të afërt

MobiPay Standard
(limiti për transakcion 1000 den.)

  • Në Telekom shitore duhet të parashtroni kërkesë për aktivizimin e shërbimit MobiPay Standard.

Menjëherë do të merrni MobiPay PIN kod, i cili përdoret për autorizimin e pagesave, me çka është garantuar siguria juaj.

Gjatë shfrytëzimit të shërbimit, jeni të obliguar ti respektoni kushtet e përgjithshme për mikropagesë.

Nëqoftëse dëshironi të ndryshoni MobiPay PIN kodin Tuaj, drejtohuni në Telekom shitoren më të afërt.

Limitin e përgjithshëm mujor e përcakton Telekom-i varësisht nga rejtingu Juaj kreditor dhe nga lartësia e parapagesës suaj telefonike mujore.

Persona fizikë (tarifa familjare)

Parashtroni kërkesë për aktivizimin e shërbimit MobiPay Easy ose MobiPay Standard në Telekom shitoren më të afërt për linja parapaguese sipas zgjedhjes suaj.

Për MobiPay Easy, çdo shfrytëzues individual, me anë të SMS porosisë pranon MobiPay PIN kod, i cili përdoret për autorizimin e pagesave.

Për MobiPay Standard, çdo shfrytëzues individual duhet vetë personalisht të tërheq MobiPay PIN kodin e tij në Telekom shitoren më të afërt, i cili përdoret për autorizimin e pgesave, me çka është garantuar siguria e shërbimit.

Bartësi i kontratës së linjave përdoruese ose personi i autorizuar, përcakton se cilëve anëtarë do ju aktivizojë shërbimin, si dhe me çfarë limiti mujor do të disponojnë anëtarët, në kuadër të limitit të përgjithshëm mujor të miratuar nga Telekom-i.

Deaktivizimi

MobiPay Easy

  • Me dërgimin e SMS porosisë falas me tekst: STOP në 14 11 14
  • Me thirrje drejt Kontakt qendrës: 122
  • Në Telekom shitoren më të afërt

MobiPay Standard:

Persona fizikë (tarifa familjare)

Vetëm bartësi i kontratës së linjave përdoruese ose personi i autorizuar përcakton se cilëve anëtarë t’ju deaktivizohet shërbimi.

Shërbimi deaktivizohet në Telekom shitoren më të afërt

MOBIPAY PËR SHFRYTËZUESIT PRIPEJD

Aktivizimi

MobiPay Easy pripejd
(limit për transakcion 300 den.)

Shërbimi aktivizohet automatikisht gjatë rimbushjes së MobiPay vauçerit të parë.

Pas aktivizimit, menjëherë pranoni MobiPay PIN kod me SMS porosi, i cili përdoret për autorizimin e pagesave. Për pagesa përdorni numrin 180.

Me aktivizimin e shërbimit ju pajtoheni me kushtet e përgjithshme për mikropagesa, të cilët jeni të detyruar ti respektoni, gjatë shfrytëzimit të shërbimit.

Nëqoftëse dëshironi të ndryshoni MobiPay PIN kodin Tuaj, drejtohuni në Telekom shitoren më të afërt.

Limiti mujor për rimbushje dhe gjendja maksimale llogarisë, si dhe për pagesë sipas MSISDN është 6.000 den.

Pripejd MobiPay llogaria rimbushet duke blerë MobiPay vauçer prej 100, 200, 500, 1.000 ose 2.000 denarë. MobiPay vauçeri nuk i nënshtrohet TVSH-së, respektivisht shuma e MobiPay vauçerit që do të rimbushni mund të shfrytëzohet në tërësi. MobiPay vauçerin mund ta shfrytëzoni vetëm për MobiPay pagesa dhe nuk mund të shfrytëzohet për biseda, SMS porosi dhe internet.

Deaktivizimi

MobiPay Easy pripejd:

  • Me thirrje drejt Kontakt qendrës në 122
  • Në Telekom shitoren më të afërt

MOBIPAY NË JSP- SKOPJE

Prej tash shfrytëzoni celularin Tuaj edhe si biletë autobusi

MobiPay mund ta shfrytëzoni edhe si mjet pagese në autobusat e Ndërmarrjes Publike të Komunikacionit – Skopje dhe me atë të paguani biletën tuaj të autobusit. Gjithçka që duhet të bëni është të thirrni numrin 185 në telefonin tuaj dhe ta afroni afër validatuesit. Gjatë pagesës së suksesshme do të pranoni sinjalizim me zë dhe me dritë nga validatuesi, dhe si konfirmim për pagesën tuaj dhe SMS porosinë, të cilën duhet ta ruani deri në fund të vozitjes.

Pagesa e biletave të autobusit në JSP – Skopje është në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit e MobiPay nëpërmjet postpejd llogarisë ose MobiPay pripejd llogarisë.

Çmimi i biletës së autobusit për një vozitje është 40 denarë, kurse çmimi i biletës së natës është 50 denarë.

Ende nuk keni aktivizuar MobiPay?

Mësoni më shumë si të aktivizoni këtë shërbim këtu.

pageArea reserved, leave empty!!!