Rimbushja e llogarisë

Për çdo rimbushje përmes aplikacionit Telekom MK fiton 500 MB internet.

Makedonski Telekom të mundëson të rimbushësh kredi në pripejd llogarinë tënde ose në pripejd llogarinë e cilit do shfrytëzues tjetër, duke filluar me vetëm 100 denarë.

Rimbushja e llogarisë pripejd mund të kryhet:

Në rrjetin e zgjeruar të shitjeve të kuponëve, duke përfshirë:

  • kiosqe
  • markete
  • shitore lokale
  • pikat e karburantit
  • shitoret e Makpetrolit.

Rimbushje të pripejd llogarisë së shfrytëzuesit tjetër

Pripejd llogarinë mund ta rimbush edhe shfrytëzues postpejd mobil i Makedonski Telekom në njërën prej këtyre mënyrave:

  • drejtpërdrejtë nga telefoni mobil i tij, nëpërmjet automatit folës në 070 122
  • drejtpërdrejtë nga telefoni i tij mobil, nëpërmjet shërbimit Menyja ime, me thirrje në *122#.
  • Nëpërmjet profilit të tij në Telekomi Im
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Pripejd llogarinë mund ta rimbush edhe shfrytëzues fiks i Makedonski Telekom në njërën prej këtyre mënyrave:

  • drejtpërdrejtë nga telefoni fiks i tij, nëpërmjet automatit folës në 122.
  • Nëpërmjet profilit të tij në Telekomi Im
  • Nëpërmjet klientit të MaxTV
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Rimbushje të pripejd llogarisë mund të kryej secili, pa marrë parasysh a është shfrytëzues i Makedonski Telekom:

  • Nëpërmjet bankomatit – Shko deri te bankomati më i afërt i Stopanska banka ose NLB Tutunska banka, zgjidh menynë për shërbime shtesë dhe përcjelli udhëzimet në ekran;
  • Vizito pikën shitëse më të afërt të vauçerave, ku do duhet vetëm të zgjidhet shuma e dëshiruar dhe të tregohet numri i shfrytëzuesit, llogaria e të cilit po rimbushet.
  • Nëpërmjet aplikacionit TELEKOM MK

Validiteti i vauçerave pripejd:

Vlera e vauçerit Kohëzgjatja
100 den. 60 ditë
150 den. 60 ditë
200 den. 60 ditë
250 den. 60 ditë
300 den. 60 ditë
590 den. 180 ditë
900 den. 360 ditë
2.000 den. 500 ditë
Verzioni desktop