Shpejtësitë e internetit në celular

Shpejtësitë e teknologjisë 4G (LTE)

Shpejtësia maksimale të cilën mund ta mbërrijë pajisja LTE e kategorisë 6 është:

  • në DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) - 250 Mbps;
  • në UPLINK (gjatë dërgimit të të dhënave) - 50 Mbps.

Kushtet prej të cilave varet shpejtësia e transferimit janë:

  • Largësia nga stacioni bazë;
  • Numri i abonuesve / ngarkimi i stacionit bazë;
  • Mundësitë e pajisjes 4G .  Nëse pajisja nuk është e kategorisë 6, shpejtësia maksimale e downlink që mund të arrihet është 150 Mbps.

Në kushte reale, gjatë shkarkimit të të dhënave (për downlink), këto shpejtësi lëvizin prej 50 Mbps deri 70 Mbps, që paraqet 10 -15 herë më shumë se shpejtësitë të cilat i siguron rrjeti 3G në kushte të ngjashme.

Shpejtësi të teknologjisë 3G (HSPA)

Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me teknologjinë HSPA (3G) është:

  • në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 42 Mbit/s;
  • në drejtimin UPLINK (gjatë dërgimit të të dhënave) – 5,76 Mbit/s.

Kushtet prej të cilave varet shpejtësia e transferimit janë: 

Largësia nga stacioni bazë;

  • Numri i abonuesve të cilët për momentin e shfrytëzojnë stacionin bazë;
  • Mundësitë e pajisjes 3G.

Duke i marrë parasysh të gjithë këta faktorë, realisht mund të priten shpejtësi prej1 Mbit/s deri në 4 Mbit/s, që është për rreth 10 herë internet më të shpejtë në krahasim me GPRS/EDGE.

Shpejtësi të teknologjisë 2G (GPRS dhe EDGE) 

Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me teknologjinë GPRS është:

  • në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të të dhënave) – 48 Kbit/s;
  • në drejtimin UPLINK (gjatë dërgimit të të dhënave) – 24 Kbit/s.

Shpejtësia maksimale e cila mund të arrihet me teknologjinë EDGE është:

  • në drejtimin DOWNLINK (gjatë shkarkimit të dhënave) – 236,8 Kbit/s;
  • në drejtimin UPLINK (gjatë dërgimit të të dhënave) – 118,4 Kbit/s.

Kushtet prej të cilave varet shpejtësia e transferimit janë:

  • Mbulimi rrjetor me teknologjinë GPRS, EDGE. Teknologjia GPRS është mundësuar kudo ku ka edhe sinjal GSM, ndërsa teknologjia EDGE është mundësuar në territor më të kufizuar. Informacione për mbulimin mund të gjenden në hartën në linkun vijues.
  • Mundësitë e pajisjes celulare (telefon apo kartelë - USB-PCMCIA), nëse ai mbështet teknologji GPRS dhe EDGE;
  • Klasi i pajisjes celulare për GPRS dhe EDGE në veçanti. Për shembull, klasi 10 për GPRS, do të thotë se pajisja mbështet shpejtësi maksimale prej 48 Kbit/s në downlink, ndërsa klasi 10 për EDGE, do të thotë se pajisja mbështet shpejtësi maksimale prej 236.8 Kbit/s në downlink;
  • Kushte në rrjetin e radios – fuqia e sinjalit pranues.
Verzioni desktop