Pagesa me debitim direkt

Pagesa me debitim direkt është dedikuar për të gjithë shfrytëzuesit që dëshirojnë gjithmonë në kohë ti shlyejnë shpenzimet për shërbimet tona. Nëqoftëse e zgjidhni debitimin direkt si mënyrë të pagesës, banka rregullisht do të kryen pagesën e debitimit direkt në ditën e caktuar si ditë të fundit të pagesës, të shënuar në faturë.

Për poseduesit e llogarisë transakcionale (llogari rrjedhëse ose kartelë debitore), pagesa me debitim direkt është siguruar në Stopanska banka AD Skopje, Komercijalna banka AD Skopje, NLB Tutunska banka AD Skopje, ProKredit banka AD Skopje, uni banka AD Skopje dhe Halkbank AD Skopje, me çrast banka nuk faturon provizion për shërbimin e kryer. Për poseduesin e llogarisë transakcionale pagesa është siguruar edhe në bankat tjera afariste në Maqedoni, me çrast banka faturon provizion për shërbimin e kryer.

Çka paraqet debitimi direkt?

Debitimi direkt është mënyrë e thjeshtë, e sigurtë dhe e shpejtë e pagesës së faturave të rregullta për shërbimet fikse, mobile dhe të integruara nga Makedonski Telekom, drejtpërdrejtë nga nga llogaria juaj transakcionale në bankë, me çrast që më përpara mund të definoni edhe limitin maksimal që mund të paguhet nga llogaria. Me pëlqimin tuaj për pagesën e faturave nëpërmjet debitimit direkt e autorizoni bankën që rregullisht të kryen pagesën në ditën e caktuar si ditë të fundit të pagesës, të shënuar në faturën që e pranoni. Nëqoftëse shuma mujore e faturave është më e madhe se limiti maksimal i definuar ose në llogarinë transakcionale nuk ka mjete të mjaftueshme, pagesa për atë muaj nuk do të realizohet me debitim direkt dhe obligimi për shlyerjen e faturave për atë muaj ngel edhe më tej. Me një debitim direkt mund të paguhet për më shumë konto parapaguese, pavarësisht se mund të jenë në emër tjetër, kurse debitim direkt mund të nënshkruaj cili do anëtar i familjes.

Çka përfitoni?

  • Pagesa nëpërmjet debitimit direkt (me ose pa limit) siguron disa përparësi:
  • Kurseni kohë, duke mënjanuar pritjen në sportele;
  • Faturat do të paguhen automatikisht dhe afatet e fundit të pagesës nuk do të anashkalohen;
  • Nuk paguani provizion dhe ju ndihmon të menaxhoni me financat tuaja;
  • Keni kontroll mbi pagesat (shuma maksimale dhe afati i saktë i pagesës)

Si deri te debitimi direkt?

Fletëpëlqim për pagesë me debitim direkt mund të jepni thjeshtë duke nënshkruar formularin për debitim direkt në të gjithë shitoret e Telekomit ose në filijalet e:

  • Komercijalna banka AD Skopje
  • NLB tutunska banka AD Skopje (vetëm në bankë)
  • Ohridska banka AD Ohrid
  • Prokredit banka AD Skopje
  • Stopanska banka AD Skopje
Verzioni desktop