Andreas Elsner

Shtyp

Shkarko

PËR ANDREAS ELSNER

Andreas Elsner vjen në pozitën Drejtor kryesor ekzekutiv në Makedonski Telekom nga pozita Drejtor kryesor operativ për abonues privat të cilën e ka kryer nga nëntori, 2015. Ai karrierën e tij në kompani e filloi nga Sektori për menaxhim me marrëdhënie me abonuesit dhe përvojën abonuese prej nëntorit të vitit 2014 ku pati pozitë prej lideri dhe ishte i angazhuar në të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me planin për abonues dhe pati rol kyç në zhvillimin dhe realizimin e strategjisë për zgjidhje dhe shërbime të konverguara.

Z. Elsner karrierën e tij e ka filluar në industrinë e të mirave konsumatore me lëvizje të shpejtë FMCG (Fast Moving Consumer Goods) dhe ka përvojë mbi gjashtëmbëdhjetëvjeçare në industrinë telekomunikuese. Paraprakisht ka punuar në Austri, Serbi dhe Bullgari si menaxher i lartë për marketing në operatorë dominues, por edhe në operatorë të cilët janë pjesëmarrës të rinj në treg. Portfolio e tij përfshin suksese të rëndësishme në marketing menaxhmentin kombëtar dhe ndërkombëtar, menaxhmentin e brendeve, komunikimet e marketingut, formimin e çmimeve dhe zhvillimin e produkteve, pozicionimin e produkteve dhe brendeve, marrëdhëniet me opinionin, zhvillimin afarist dhe pozicionimin në treg.
Ka diplomuar për Marketing, reklamim dhe shitje në Universitetin për ekonomi dhe administratë afariste në Vjenë.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop