Automate për pagesën e faturave

Automatet për pagesë për shfrytëzuesit janë në dispozicion në dhjetë shitore të Telekomit nëpër Maqedoni. Me anë të tyre është mundësuar:

  • Pagesa e faturave për shërbimet nga Makedonski Telekom
  • Rimbushje të pripejd kredisë për shfrytëzues të Telekomit.

Transakcionet realizohen thjeshtë, duke përdorur 3 mënyra të pagesës:

  • Pagesë me para të gatshme – me çrast automati e kthen mbetjen
  • Pagesë me kartelë pagesore nga të gjithë bankat lëshuese të kartelave
  • Pagesë nëpërmjet telefonit mobil nga Makedonski Telekom.

Secila prej këtyre mënyrave të transakcioneve është spjeguar në detaje në vetë automatin, me hapa të detajuar.
Me automatet për pagesë e mënjanoni rradhën që krijohet në shitoret, duke kursyer kohë çdoherë kur dëshironi të paguani faturë.
Automatet për pagesë janë në dispozicion në këto shitore të Telekomit:

  • Shkup GTC, Ramstor, Kapitol moll dhe Leptokaria
  • Tetovë
  • Gostivar
  • Kërçovë
  • Kumanovë
  • Strumicë
  • Manastir
Verzioni desktop