Bartje prej numrit pripejd në numër postpejd

Mbani numrin pripejd dhe kaloni në postpejd modelin tarifor që më së shumti ju përshtatet!

Me shërbimin Bartje prej pripejd në postpejd mund të bëheni postpejd parapagues i rrjetit mobil të Makedonski Telekom, duke mbajtur numrin tuaj bashkë me prefiksin (070, 071 ose 072).

Procedura për bartjen e numrit prej pripejd në postpejd

Nëqoftëse dëshironi të bartni numrin prej pripejd në postpejd:

  • Dorëzoni Kërkesë për bartje të numrit prej pripejd në postpejd dhe Kërkesë për nënshkrim të kontratës së re në postpejd në cilën do shitore të Telekom-it;
  • Mbani me vete letërnjoftimin apo pasaportën tuaj;
  • Identifikohuni me numrin PUK të SIM kartelës dhe
  • Dorëzoni dokumentat e nevojshëm për nënshkrimin e postpejd kontratës së re.

Kushtet e përgjithshme gjatë bartjes së numrit

  • Është e mundur vetëm bartja e numrit prej pripejd në postpejd;
  • Kërkesa për bartje të numrit prej pripejd në postpejd do të realizohet menjëherë, nëse me vete i posedoni të gjithë dokumentat.

Ju presim në shitoret e Telekom-it ku në çdo kohë të punësuarit tanë do ju ndihmojnë në zgjedhjen e ofertës e cila në tërësi do ti plotësojë të gjithë kërkesat dhe nevojat tuaja.

Verzioni desktop