Modeli tarifor Call Comfort siguron biseda falas në rrjetin e Makedonski Telekom dhe drejt rrjetave tjera fikse, si dhe 100 minuta biseda të përfshira drejt rrjetit tonë mobil. Në mënyrë shtesë është siguruar edhe zbritje prej 30% për biseda ndërkombëtare drejt rrjetave mobile dhe fikse. Modeli tarifor Call Comfort është dedikuar për të gjithë parapaguesit e rinj dhe ekzistues të vendit.
Modelin tarifor mund të aktivizoni në shitoret e telekomit ose nëpërmjet Kontakt qendrës në numrin e telefonit 122.
(1) Për biseda të pakufizuara në rrjetin e Makedonski Telekom vlen politika e shfrytëzimit të drejtë (fer) prej 100 orë në muaj. Pas tejkalimit të 100 orëve të përfshira në muaj, bisedat faturohen me çmime të rregullta për biseda në kuadër të rrjetit të Makedonski Telekom.
(2) Për biseda të pakufizuara drejt rrjetave tjera fikse vlen politika e shfrytëzimit të drejtë (fer) prej 10 orë në muaj. Pas tejkalimit të 10 orëve të përfshira në muaj, bisedat faturohen me çmime të rregullta për biseda drejt rrjetave tjera fikse.
(3) Pas tejkalimit të bisedave të përfshira, vlejnë çmimet e rregullta për biseda drejt rrjetit tonë mobil.
(4) Zbritja e rregullt prej 30% ka të bëjë për destinacionet ndërkombëtare mobile dhe fikse.
(5) Pakoja me shërbime shtesë përfshin: identifikimi i thirrjes (CLIP), thirrje në pritje duke mbajtur lidhjen dhe ridrejtimin e thirrjes