Е-fatura për shfrytëzuesit e shërbimeve fikse

1. Çka paraqet fatura elektronike?

Fatura elektronike paraqet zëvendësim të faturës me letër që e pranoni në adresën tuaj, në fillim të çdo muaji. Në vend që të pranoni faturë prej letre, më së voni deri ditën e pestë të muajit në menynë Fatura elektronike në portalin Telekomi Im, do ta keni faturën mujore. Në pasqyrën e faturave, për ju vazhdimisht do jenë në dispozicion 6 faturat e fundit për shërbimet e Makedonski Telekom.

Shërbimi Fatura elektronike është në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit privatë.

2. A e pranoj faturën elektronike nëpërmjet e-postës?

Përveç disponibilitetit të faturës elektronike në portalin Telekomi Im, në e-adresën tuaj të kontaktit bashkë me informacionin mbi disponibilitetin e faturës elektronike në Telekomi Im, në shtojcë dërgohet edhe fatura në formatin pdf.

3. Si mund të aktivizoj Faturën elektronike?

Е-faturën mund të aktivizoni dhe pastaj ta shfrytëzoni, duke dhënë pëlqim për zëvendësimin e faturës prej letre me atë elektronike dhe me aktivizim nëpërmjet:

  • Menysë Fatura ime E-Fatura nga Telekomi Im;
  • Me thirrje në Kontakt qendrën në 122;
  • Duke nënshkruar Fletëpëlqim për faturë elektronike në shitoret e Telekomit.

4. A mund përsëri të pranoj fature prej letre?

Po, shërbimin Fatura elektronike mund ta deaktivizoni nëpërmjet kanaleve të njejta sikur aktivizimi:

  • Menyja Fatura ime - Е-fatura nga Telekomi Im;
  • Me thirrje në Kontakt qendrën në 122;
  • Në shitoret e Telekomit

dhe nga muaji i ardhshëm përsëri do të pranoni faturë në formë letre.

Verzioni desktop