BASHKË PËR MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR
Ndryshimet klimatike po prekin të gjithë botën dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të reduktuar ndikimin negativ në natyrë. Le të veprojmë tani dhe le të bëjmë ndryshim për një të ardhme më të mirë për të gjithë ju, me ju, abonueit tanë si partnerë në arritjen e qëllimit të përbashkët - për mjedis më të pastër.
Prandaj, në Ditën Botërore të Riciklimit - 18 Mars, fillojmë me iniciativën për riciklimin e celularëve të vjetër.
Në të gjitha dyqanet tona, në partneritet me “Zero Mbeturina”, do të mbledhim celularët e vjetër me qëllim që së bashku me ju ta përmirësojmë procesin e reduktimit të mbetjeve elektronike.