1. Çka është mundësuar me funksionet e guides së MaxTV?
MaxTV guida ju jep informacione për programin e të gjithë kanaleve të MaxTV për 14 ditë, duke siguruar mundësi për rezervimin e inçizimit të përmbajtjeve dhe kërkimin e tyre.
2. Në çfarë mënyre inçizohet TV programi?
Inçizimi i ndonjë TV përmbajtje është i mundur në dy mënyra – me ndihmën e guides programore të MaxTV, duke zgjedhur programin dhe komandën e inçizimit të programit. Mundësia për pasqyrim dhe inçizim të programit, përveç me ndihmën e guides programore MaxTV, është në dispozicion edhe nëpërmjet internet guides programore në telekom.mk dhe nëpërmjet celularit, me çka është mundësuar rezervimi i inçizimit edhe kur nuk jeni pranë TV aparatit. Përveç kësaj, është mundësuar edhe inçizimi i programit të drejtpërdrejtë, duke klikuar butonin për inçizim në telekomandën e media pranuesit, me çka fillon inçizimi i programit të drejtpërdrejtë.
3. Për çka bëhet fjalë nëse TV guida tregon të dhëna të gabuara?
Makedonski Telekom e merr programin nga TV kanalet dhe e tregon ashtu siç ata e dorëzojnë. Për të dhënat që kanë të bëjnë, si në aspektin kohor, ashtu edhe për përmbajtjet e programit, të dorëzuara nga TV kanalet, Makedonski Telekom nuk e merr përgjegjësinë.
4. Si të rezervohet inçizimi i programeve që kanë kohë të ndryshme, respektivisht të shtyer të emetimit në krahasim me programin e TV guidës? A ekziston mundësia për prolongim kohor të inçizimit?
Inçizimi bëhet në bazë të termineve të caktuara, të definuara në guidën MaxTV. Përveç kongigurimit automatic, ekziston mundësia edhe për konfigurim manual kohor të inçizimit të programeve. Në atë mënyrë, mund ta rregulloni fillimin e inçizimit një periudhë të caktuar para terminit të caktuar të fillimit të programit në guide dhe të rregulloni fundin e inçizimit pas terminit të caktuar për fund të programit. Kjo ka funksion praktik por edhe të sigurisë, në rast kur emetimi i ndonjë emisioni fillon me vonesë, kurse sistemi veç ka filluar me inçizim në bazë të të dhënave të marra nga guida MaxTV.
5. A ekziston mundësia të inçizohet më shumë se një përmbajtje dhe të shikohet program televiziv?
Shërbimi MaxTV jep mundësinë që njëkohësisht të inçizoni një TV përmbajtje, derisa përcillni ndonjë tjetër drejtpërdrejtë. Ekziston mundësia që njëkohësisht të inçizohen maksimum dy përmbajtje. Gjatë kohës së inçizimit të dy përmbajtjeve, njëkohësisht, ekziston mundësia që njëri prej programeve të përcillet dhe pastaj të inçizohet.
6. Pse disa TV kanale edhe më tej nuk kanë të siguruar përkthim në gjuhën maqedone?
Vendimin për lokalizimin e përmbajtjeve të TV kanaleve, shumë shpesh e bëjnë në bazë të numrit total të shfrytëzuesve/shikuesve të paraqitur nga të gjithë operatorët që e riemitojnë atë kanal në territory të caktuar. Kur shfrytëzuesit do të tejkalojnë numër të caktuar kritik në atë territor (në këtë rast R. e Maqedonisë), TV kanalet vendosin mbi profitabilitetin për lokalizim. Në raport me lokalizimin, respektivisht përkthimin e përmbajtjeve të TV kanaleve, MaxTV i transmeton ashtu siç i sigurojnë kanalet.
7. Pse në disa kanale zëri është më i dobët në raport me të tjerët?
TV sinjali transmetohet me kualitetin e zërit ashtu siç e dorëzojnë TV kanalet. Për momentin nuk ka mundësi teknike për nivelizim të nivelit të ndryshëm të fortësisë së zërit të TV kanaleve, çka nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të sigurohet.
8. A është e mundur kanalet lokale në dispozicion vetëm për disa qytete të shikohen në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë?
A është e mundur kanalet lokale në dispozicion vetëm për disa qytete të shikohen në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë?
9. A ekziston mundësia për kontroll të programit, respektivisht të filmave, sipas përmbajtjes (për shembull, ndalesë për qasje të fëmijëve në disa përmbajtje për të rritur)?
Po, i ashtuquajturi „kontroll prindëror“ është funksionalitet i siguruar me MaxTV. Me anë të Pin kodit katërshifror, mund ti ndaloni fëmijëve tuaj qasje deri te të gjithë filmat dhe emisionet, për shikimin e të cilave ekziston rekomandim për kufizim të përcjelljes për shkak të moshës. Ky funksionalitet mundëson edhe bllokimin e TV kanaleve dhe qasje të limituar te përmbajtjet në Videotekë.
10. Cili është PIN-i bazik për kontrollin prindëror?
PIN kodi është dhënë në kontratën që keni nënshkruar gjatë blerjes së shërbimit MaxTV.
11. Vallë numri i filmave të ofruar në Videotekë do të jetë gjithmonë i njejtë?
Numri i përmbajtjeve në Videotekë vazhdimisht rritet, kurse përmbajtjet në kontinuitet ndryshohen dhe rimbushen.
12. Si mund të marr një film?
Nëse merrni me qira/shfrytëzoni filma nga Videoteka jonë, do të kurseni edhe kohë edhe të holla. Mënyra e marrjes është e lehtë dhe e shpejtë, mund ta bëni nëpërmjet menysë së MaxTV, me ndihmën e telekomandës, ulur nga fotelja juaj. Duke përdorur vetëm disa butona, mund të zgjedhni dhe të merrni filma nga Videoteka, e cila inicohet edhe nga menyja. Oferta jonë është e pasuruar me hite botërore dhe filma të llojllojshëm nga të gjithë zhanret.
13. Cili është çmimi për marrjen në shfrytëzim të filmit?
Për çmimin e marrjes në shfrytëzim të filmave mund të informoheni nëpërmjet TV aparatit Tuaj, nëpërmjet menysë Videoteka ose në pjesë Videoteka në këtë veb faqe.
14. Në çfarë mënyre paguhet për marrjen e filmit në shfrytëzim?
Pagesa për marrjen në shfrytëzim të filmave përfshihet në faturën e parë të ardhshme telefonike.
15. Për sa kohë mund të mirret në shfrytëzim një film?
Një film mund të merret në shfrytëzim për një ditë (24 orë). Kjo do të thotë, se filmi marrë në shfrytëzim, lartësia e kompenzimit për shfrytëzim, gjatë një dite mund të shikohet pakufizuar herë.
16. Në çfarë mënyre është në dispozicion teleteksti?
Në mes të telekomandës gjenden butona, me ndihmën e të cilave është në dispozicion teleteksti. Teleteksti nga shumica e TV kanaleve nuk është në dispozicion për momentin për shkak të mungesës së pajisjes që TV kanalet duhet ta vendosin për lidhjen e teletekstit me platformën dixhitale MaxTV.
17. Si ta konfiguroj televizorin në HD?
Nëqoftëse e përcillni programin e MaxTV nëpërmjet LCD ose plazma televizorit dhe dëshironi plotësisht të kënaqeni në performansat HD të TV aparatit tuaj, kryeni këto hapa:
Gjatë kohës së përcjelljes së programit zgjidhni:
Menu > Konfigurimi >Televizioni
Nga menyja zgjidhni „Përpjestimi i ekranit " dhe HD rezolucionin përkatës në pajtim me karakteristikat e TV aparatit tuaj (720p për HD Ready dhe 1080i për Full HD aparate). Duke zgjedhur „Vazhdo" dhe pastaj në funksionin „Fillo test", fillon testimi.
Zgjidhni „Ruaj" dhe kënaquni në fotografinë e kristaltë.
Derisa i përcillni programet, varësisht nga përmbajtjet, mund edhe ta zmadhoni (zoom) ose ta zvogloni fotografinë.
Duke klikuar butonin dhe navigim me shigjetat pozicionohuni në opcionin „Gjerësia dhe lartësia e fotografisë “dhe pastaj me shigjetat zgjidhni formatin e fotografisë që më së shumti ju përshtatet.
Me ndihmën e butonit mundeni drejtpërdrejtë të kongiguroni fotografinë.
Për të përcjellur programet në rezolucion HD duhet që media pranuesi të lidhet me TV aparatin nëpërmjet kabllos HDMI. Mënyrën e lidhjes mund ta shihni në udhëzim.
Si ta ndryshoj gjuhën audio të TV kanalit?
Në rast kur TV kanali ka mundësi për më shumë audio gjuhë, ato mund ti ndryshoni në këto mënyra:
- Në çdo kyqje të kanalit, nëpërmjet butonit në telekomandë, pastaj zgjidhni „Audio përkthime“ ose
- Për një herë, duke zgjedhur audio gjuhën bazike e cila vlen për të gjithë kanalet (nëqoftëse ekziston mundësia për atë audio gjuhë) nëpërmjet Meny / Konfigurime / Përgjithshme / Audio / Audio gjuha
Si të ndryshoj gjuhën e përkthimit (title) të TV kanalit?
Në rast TV kanali të ketë mundësi për më shumë përkthime, ato mund ti ndryshoni në këto mënyra:
- Në çdo kyqje të kanalit, nëpërmjet butonit në telekomandë, pastaj zgjidhni „Përkthime“ ose
- Për një herë, duke zgjedhur përkthimin bazik i cila vlen për të gjithë kanalet (nëqoftëse ekziston mundësia për atë përkthim) nëpërmjet Meny / Konfigurime / Televizioni / Përkthimet