Горан Трајановски

Shtyp

Shkarko

Goran Trajanovski është Drejtor kryesor operativ i Makedonski Telekom.

Z. Goran Trajanovski karrierën e tij e ka filluar si themelues dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë private të elektroteknikës dhe telekomunikimeve, të cilën me sukses e ka udhëhequr për një dekadë.

Në Makedonski Telekom vjen në vitin 1997, si inxhinier, ndërsa më pas është avancuar nëpër gradët e kompanisë përmes udhëheqjes dhe menaxhimit me projekte të kompanisë dhe programe të rëndësishme për zhvillimin e saj. Gjatë punës së tij në Makedonski Telekom, z. Trajanovski është emëruar në pozita të ndryshme menaxheriale në mesin e të cilëve edhe Drejtor kryesor për resurse njerëzore dhe të drejtë.

Në domenin e sektorit telekomunikues dhe të IT në Maqedoni, z. Trajanovski është në vazhdimësi i pranishëm pothuajse 20 vjet, duke e përfshirë edhe përvojën si themelues i një kompanie startap.

Në pozitën e Drejtorit kryesor operativ të Makedonski Telekom shkel më 15 dhjetor 2017. Para angazhimit të ri në kompani, ai e ka kryer funksionin Ndihmësministër i Teknologjisë Informatike dhe Telekomunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Goran Trajanovski është inxhinier i elektronikës dhe telekomunikimeve dhe magjistër i menaxhmentit industrial.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

pageArea reserved, leave empty!!!