HR4me Cloud

  • Të gjithë informacionet për të punësuarit tuaj në një vend
  • Kontroll të plotë të HR procesit në kompaninë tuaj
  • Rritje të transparencës drejt të punësuarve tuaj
  • Komunikim i përmirësuar intern në kompaninë tuaj
  • Paguani aq sa shfrytëzoni

Përshkrimi

Ashtu siq rritet numri i të punësuarve në kompaninë tuaj, rritet edhe kaosi nga informacionet me të cilët duhet të merreni. Ju duhet të mbani llogari për të dhënat e tyre, pushimet dhe mungesat, pozicionet e punës, rrogat, zhvillimin e tyre profesional dhe karrierën...

Me HR4me Cloud menaxhoni me të dhënat më mençur dhe më thjeshtë. Shfrytëzoni solucion të integruar nga fusha e resurseve njerëzore, i cili do ju mundësojë:

 Kontroll të plotë të HR procesit në kompani;

Fleksibilitet në raport me strukturën organizative dhe rregullat dhe procedurat interne;

 Rritje të transparencës drejt të punësuarve dhe përmirësim të komunikimit intern;

 Rritje të efikasitetit administrativ;

 Përmbledhje informacionesh për të gjithë të punësuarit në një vend.


Çmimet dhe Specifikacioni

HR4me është solucion i bazuar veb për menaxhimin me resurset njerëzore, i cili përbëhet nga tre module:

Evidenca personale;

Përllogaritja automatike e rrogës;

Online self service portal për të punësuarit.

  Starter Regular Pro Pro+
Numri i të punësuarve 1-50 51-100 101-200 200+
Evidenca personale 1.499 den. 2.499 den. 4.899 den. 8.199 den.
Evidenca personale + Rroga 2.599 den. 4.399 den. 8.799 den. 14.599 den.
Evidenca personale + Rroga + Portal për të punësuarit 3.299 den. 5.499 den. 10.999 den. 18.299 den.

Teknologjia

HR4Me Cloud është përgaditur në Microsoft Visual studio 2013 Framework 4 dhe shfrytëzon baza të të dhënave MS SQL 2012, dhe është vendosur në Windows server 2012.

HR4Me Cloud është në dispozicion nga çdo pajisje me ndihmën e Bootstraps CSS (kompjutorë, pajisje të mençura – tabletë dhe telefonë). Punon me të gjithë web shfletuesit: IE10, Google Chrome ose Mozilla Firefox.


Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë përfitimet nga shfrytëzimi i HR4me Cloud?

HR4me Cloud është solucion i integruar i cili ju mundëson:

 Kontroll të plotë të HR procesit në kompani;

 Fleksibilitet në raport me strukturën organizative dhe rregullat dhe procedurat interne;

 Rritje të transparencës drejt të punësuarve dhe përmirësim të komunikimit intern;

 Rritje të efikasitetit administrativ;

 Përmbledhje informacionesh për të gjithë të punësuarit në një vend.;

 Disponibilitet nga çdo pajisje (PC, pajisje smart – tabletë, telefonë).

Kush mund të shfrytëzojë aplikacionin?

HR4me Cloud mund ta shfrytëzojë çdo kompani që dëshiron të thjeshtësojë procesin e udhëheqjes me resurset njerëzore.

A ka nevojë për ndonjë IT infrastrukturë?

Që të shfrytëzoni solucionin HR4me Cloud nuk ju duhet asnjë IT infrastrukturë e ndërlikuar. Solucioni është i bazuar në veb dhe është në dispozicion nga çdo pajisje me internet lidhje edhe atë nëpërmjet veb shfletuesve: IE10, Google Chrome, Mozilla Firefox.

Çka përmban aplikacioni?

HR4me Cloud është solucion modular, i përbër prej tre segmenteve:

 Modul për udhëheqje me evidencën personale: udhëheqje me dosjen personale të çdo të punësuari;

 Modul për llogaritjen e rrogave: përllogaritje automatike e rrogës së çdo të punësuari;

 Portal për të punësuarit: modul ku çdo i punësuar ka qasje deri te dosja e tij personale.

A janë të sigurta të dhënat personale të çdo të punësuari duke marrë parasysh se do të vendosen në serverat e Telekomit?

Solucioni është i hostuar në infrastrukturë hardverike redundante të virtuelizuar, i instaluar në në qendër të dhënash plotësisht të pajisur dhe të mbrojtur me sisteme dhe procedura të mirëmbajtjes më bashkëkohore. Nga ana e Telekomit është siguruar edhe monitorim i vazhdueshëm dhe mbrojtje të dyfishtë të të dhënave.


Verzioni desktop