Si përdoret MaxTV GO?

Për shfrytëzuesit e Magenta 1

  1. Në smartfonin apo tabletin tuaj e instaloni aplikacionin mobil MaxTV GO. MaxTV GO për aparate Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play Store, kurse për aparate/pajisje iOS në App Store App Store.
  2. Nëpërmjet desktop apo laptop kompjutorit tuaj do hyni në maxtvgo.mk. Duhet që kompjutori të jetë i lidhur në internet dhe të keni të instaluar internet fletëkërkues. Fletëkërkuesi i rekomanduar është Chrome.
  3. Regjistroheni dhe krijoni profil në Telekomi im për shfrytëzimin e MaxTV GO. Për tu regjistruar duhet të futni emrin e përdoruesit (е- adresë), fjalëkalim dhe numrin mobil Magenta 1.
  4. Çdo numër mobil nga Magenta 1 mund të krijojë Telekom profil personal. MaxTV GO është në dispozicion për maksimum 2 aparate me një profil përdoruesi, me çrast MaxTV GO mund të shikohet njëkohësisht vetëm në një aparat/pajisje.
  5. Pas regjistrimit me sukses, hyni, e aktivizoni shërbimin dhe mund të kënaqeni në TV përmbajtjen tuaj të preferuar me MaxTV GO.
  6. Nëqoftëse e shfrytëzoni shërbimin nëpërmjet smartfonit tuaj Magenta 1, keni në dispozicion 10 GB trafik të përfshirë për çdo numër mobil nga Magenta 1. Pas tejkalimit të trafikut të përfshirë shërbimi ndërpritet. Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni të shikoni MaxTV deri në fund të muajit, aktivizoni pako Instant MaxTV duke dërguar SMS porosi me përmbajtje Instant MaxTV në numrin falas 1462.

Për shfrytëzuesit e pakove Internet & TV, 3 Max, 2 Max

  1. Në smartfonin apo tabletin tuaj e instaloni aplikacionin mobil MaxTV GO. MaxTV GO për aparate Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play Store, kurse për aparate/pajisje iOS në App Store App Store.
  2. Nëpërmjet desktop apo laptop kompjutorit tuaj do hyni në maxtvgo.mk. Duhet që kompjutori të jetë i lidhur në internet dhe të keni të instaluar internet fletëkërkues. Fletëkërkuesi i rekomanduar është Chrome.
  3. Jeni regjistruar dhe keni krijuar profil në Telekomi Im për përdorimin e MaxTV GO. Për tu regjistruar duhet të fusni emrin e përdoruesit (e-adresën) dhe parakalimin dhe numrin mobil (nga cili do operator).
  4. Me një numër të njejtë fiks mund të krijoni një profil në Telekomi Im. MaxTV GO është në dispozicion në maksimum 3 aparate të regjistruara, me çrast MaxTV GO mund të shikohet njëkohësisht vetëm në një aparat.
  5. Pas regjistrimit me sukses, hyni, e aktivizoni shërbimin dhe mund të kënaqeni në TV përmbajtjen tuaj të preferuar me MaxTV GO.
  6. Nëse e shfrytëzoni shërbimin nëpërmjet rrjetit mobil, internet trafiku i realizuar, do ju faturohet në përputhje me Çmimoren për internet mobil nga operatori i shfrytëzuesit. Nëse shërbimi përdoret nëpërmjet rrjetit mobil të Telekom-it, internet trafiku mobil faturohet me çmim prej 1,18 den. për 2 MB.
  7. Nëse shërbimin e përdorni të konektuar në internetin shtëpiak WiFi, atëherë shpenzoni nga trafiku i përfshirë në pakon për internet fiks.
pageArea reserved, leave empty!!!