Lojë e re shpërblyese „Më shumë kohë së bashku“
Në vigjilje të festave në vijim që festohen në rrethin e familjes, përgatitëm disa surpriza për shfrytëzuesit tonë, me të cilat dëshirojmë të shprehim një porosi shumë të rëndësishme – se dhurata më e mirë për festat është koha e kaluar me më të afërmit.
Surpriza e parë është loja e re shpërblyese „Më shumë kohë së bashku “, ku 50 shfrytëzues do të fitojnë 3 hallka të mençura për familjen e tyre. Në lojën shpërblyese do mund të marrin pjesë të gjithë shfrytëzuesit e ri dhe ata ekzistues të Magenta 1, të cilët do të nënshkruajnë kontratë më së voni deri më 08.01.2017. Shpërblimet do të tërhiqen më 09.01.2017. Pastaj 50 familje do të munden që në mënyrë argëtuese të kalojnë sa është e mundur më shumë kohë në aktivitetet e përbashkëta, me ndihmën e teknologjisë më të re, lidhur nëpërmjet Bluetooth-it me telefonat e tyre të mençur.
Aplikacioni dixhital „Ora magjike“
Surpriza e dytë është aplikacioni „Ora magjike “, i cili është i lidhur me hallkat e mençura. Kjo paraqet solucion origjinal dixhital i cili familjes do i jep këshilla për kohë kualitative të kaluar me më të afërmit. „Ora magjike“ jep edhe propozime për aktivitete të përbashkëta me fëmijët, të përshtatshme me moshën e tyre, me ngjarjet aktuale në qytet, por me kushtet e motit.
Funksion tjetër i aplikacionit dhe hallkave të mençura të lidhura me to paraqet edhe matja e kohës që familja e kalon së bashku. Me ndihmën e teknologjisë Bluetooth, „Ora magjike“ dhe hallka e mençur do të evidentojnë se sa kohë telefonat dhe hallkat e çdo anëtari të familjes janë njëri përskaj tjetrit. Me këtë do të mundet që secili të vendos sfida ditore, javore dhe mujore dhe qëllime të dëshiruara.
Aplikacioni „Ora magjike“ mund të shkarkohet falas nga Google Play dhe App Store.