DUKE NDJEKUR HAPAT E PREFERUAR TË
KAFSHËS SUAJ SHTËPIAKE

KAFSHA JUAJ AFËR SHTËPISË EDHE KUR ENDET

Lokalizim i saktë i kafshës suaj shtëpiake në
aplikacionin 24/7

Rezistent ndaj shiut dhe
spërkatjes së ujit

Bateri që zgjat deri në
10 ditë me vetëm një karikim

Pajisje kompakte që
peshon 36 gramë

NDIQNI AVENTURAT E PREFERUARA TË KAFSHËS SUAJ SHTËPIAKE

Kafsha juaj shtëpiake ka gjithashtu vende të preferuara për të cilat ju mund të mos jeni në dijeni.

Prandaj, me ndihmën e My Pet Tracker – 4G/LTE GPS, ju keni mundësinë të gjurmoni vendndodhjen e saktë të kafshës suaj shtëpiake përmes aplikacionit Safe Family në telefonin tuaj inteligjent. Përveç kësaj, pajisja ka edhe një opsion thirrjeje, kështu që mund ta telefononi kafshën tuaj shtëpiake nëse ajo largohet nga shtëpia. Kjo pajisje është ideale për kafshët shtëpiake që peshojnë 5 kg e më shumë.

Çfarë përfshin paketa?

  • My Pet Tracker
  • Zinxhir
  • Këllëf mbrojtës gome
  • Kartë SIM me tarifë My Pet
  • Kabllo USB
  • Aplikacion
  • Udhëzim për përdorim
Pet Tracker

Paketë për kafshë shtëpiake

My Pet Tracker

4690 den.

Pagesë e njëhershme për pajisjen ose në 24 këste mujore prej 209 denarësh

Tarifa My Pet

199 den./muaj

300 MB trafik interneti dhe licensë për aplikacionin Safe Family

Cilat janë funksionalitetet e My Pet Tracker?

Lokalizim i kafshës suaj shtëpiake 24/7

Me ndihmën e vendndodhjes së saktë dhe baterisë që zgjat shumë, do ta dini saktësisht se ku po lëviz kafsha juaj shtëpiake.

Komandë në distancë

„Qetë!“, „Në vend!“, dhe të gjitha komandat e tjera që mund t'i jepni kafshës suaj pa pasur nevojë të ngrini zërin.

Konfigurimi i zonave të sigurisë

Caktoni zona sigurie të lëvizjes për kafshën tuaj shtëpiake në mënyrë që të njoftoheni në kohën e duhur nëse ajo largohet prej tyre.

Mundësi për dërgimin e sinjalit SOS

Nëse dikush e gjen kafshën tuaj shtëpiake, do të jetë në gjendje t'ju dërgojë një mesazh me vendndodhjen e saj të saktë.

Dëgjoni kafshën tuaj shtëpiake

Me My Pet Tracker ju keni gjithashtu mundësinë të dëgjoni kafshën tuaj edhe kur nuk jeni në shtëpi ose pranë saj. Kontrolloni nëse kafsha juaj është e shqetësuar, leh ose pret me besnikëri që ju të ktheheni në shtëpi.

APLIKACIONI SAFE FAMILY

Gjurmoni kafshën tuaj në kohë reale me aplikacionin Safe Family.

Gjeni vendndodhjen e kafshës suaj në shumë mënyra dhe pa shqetësime: me SMS, në faqe interneti ose nëpërmjet një aplikacioni në çdo pajisje.

Maps tracker

Pyetje dhe përgjigje

Airtags varen plotësisht nga afërsia e një telefoni celular dhe lidhen me të nëpërmjet një sinjali Bluetooth, ndërsa My Pet Tracker nuk varet nga një telefon celular sepse ka kartën e vet SIM me lidhje 4G/LTE, që do të thotë se do të funksionojë edhe nëse nuk ka pajisje celulare afër, gjë që kontribuon në një siguri më të madhe për kafshën tuaj shtëpiake.

Për ta përdorur aplikacionin pa probleme, duhet të regjistroheni me numrin tuaj (jo me atë që erdhi me pajisjen tuaj). Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin nëpërmjet Google Play ose Apple Store, hyni në aplikacion me numrin dhe fjalëkalimin tuaj dhe konfiguroni funksionalitetet e dëshiruara.

Zgjidhni pajisjen që dëshironi të gjeni, klikoni te “Vendndodhja” në aplikacion dhe pas pak çastesh vendndodhja e kafshës suaj do të jetë e dukshme në telefonin tuaj celular.

Ju gjithashtu mund ta gjeni kafshën tuaj me sinjalin zanor të My Pet Tracker. Në meny, klikoni te “Më shumë” dhe zgjidhni “Riprodhimi audio”.

Nëse jeni pranë My Pet Tracker, klikoni butonin "Dëgjo" në menu dhe përgjigjuni telefonatës nga pajisja juaj.

Përdorimi i kësaj veçorie për të dëgjuar dhe marrë një telefonatë hyrëse nga pajisja juaj zvogëlon automatikisht numrin e minutave të disponueshme në paketën tuaj në varësi të kohës që e keni të aktivizuar këtë veçori.

Duke lëvizur poshtë në meny, do të shihni opsionin "Zona". Zgjidhni "Shto zonë", jepini një emër dhe adresë ose tregoni vendndodhjen e duhur në hartë për të rregulluar madhësinë e zonës.

Klikoni "Ruaj" dhe në hapin tjetër, të fundit, zgjidhni njoftimet që dëshironi të merrni.

Nëse doni të fshini një zonë, zgjidhni atë dhe në hapin tjetër klikoni në ikonën e cilësimeve, pastaj klikoni në ikonën e koshit të plehrave në këndin e sipërm të djathtë.

Verzioni desktop