Nazim Bushi
Nazim Bushi është emëruar si Drejtor kryesor operativ i Makedonski Telekom në periudhë kohore 3 - mujore, duke filluar prej më 1 korrik 2017.
Bushi ishte Zëvendëskryetar i Këshillit të drejtorëve të Makedonski Telekom nga viti 2010. Si Zëvendëskryetar shumëvjeçar i këtij trupi ka dhënë kontribut të madh në punën e Makedonski Telekom dhe në ruajtjen e pozitës së kompanisë si lider në treg.
Nazim Bushi është magjistër i mediave dhe komunikimeve ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.