Strategjia jonë korporative është në pajtim me strategjinë e Dojçe Telekomit – të bëhemi kompani lidere e telekomunikimeve në Evropë.

Makedonski Telekom me vite është lider i teknologjive në vend dhe në rajon. Të parët në Evropë vendosëm rrjet të bazuar në internet protokoll, të parët në Maqedoni rrjet 4G, ndërsa sipas opinionit publik të abonuesve ne e kemi rrjetin më të mirë në Maqedoni. Synojmë drejt një rrjeti panevropian dhe platforme të integruar, t’i digjitalizojmë dhe thjeshtësojmë proceset.

Por, sfida që është para nesh, lidershipin në teknologji ta shndërrojmë në përvojën më të mirë abonuese. Abonuesi nuk duhet të brengoset se me cilën teknologji i janë mundësuar shërbimet, por duhet ta marrë shërbimin më të mirë dhe cilësor të shërbimeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo do të thotë se shërbimin të cilin do ta marrë përveç se do të jetë me cilësi të lartë duhet të jetë i thjeshtë dhe i personalizuar, me çka do të fitojë besim dhe do të ndërtojë lidhje stabile me ne. Për ta arritur këtë qëllim, jemi duke punuar drejt transformimit të Telekomit, me fokus në konvergjencën nga aspekti i shërbimeve, përmirësimin e përvojës abonuese si dhe kulturës korporative. Me këtë transformim do të vazhdojmë derisa të bëhemi kompani telekomunikuese e integruar dhe e optimizuar, e cila do të jetë përzgjedhja e parë e abonuesit ndërsa me atë edhe kompani telekomunikuese lidere jo vetëm në tregun e Maqedonisë por edhe në Evropë.

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

pageArea reserved, leave empty!!!