Politikë për shfrytëzimin e biskotave („cookies“)

Faqja jonë e internetit përdor biskota (“cookies”), me të cilat Makedonski Telekom SHA - Shkup mbledh të dhëna për kuptimin më të mirë të përdorimit të faqes së internetit nga ana e vizitorëve, me qëllim që të përmirësohet përvoja e abonuesit, si dhe të optimizohet dhe avancohet funksionaliteti i faqes së internetit. Biskotat (“cookies“) janë datoteka të vogla tekstuale që regjistrohen në kompjuterin tuaj ose pajisjen celulare kur vizitoni ndonjë ueb faqe.

Biskotat na mundësojnë ta identifikojmë intermet kërkuesin Tuaj gjatë vizitës tjetër të faqes së internetit. Biskotat mund t’i ruajnë preferencat tuaja dhe informacionet tjera teknike, por nuk mund të lexojnë të dhëna ose informacione nga hard disku juaj ose telefoni celular, as të lexojnë skedarë të tjerë të ruajtur për biskota nga uebfaqe të tjera.

Informacinoet e ndërlidhura me biskotat (“cookies”), nuk përdoren për identifikimin tuaj personal. Pranimi i këtyre biskotave (“cookies”) nuk është i domosdoshëm për funksionimin e ueb faqes, por të njejtat do t'Ju mundësonin përvojë më të mirë në kërkim. Nëse dëshironi, mund t'i fshini ose bllokoni këto biskota (“cookies”), por nëse e bëni këtë, disa veçori të kësaj faqe të internetit mund të mos funksionojnë më siç duhet.

Në këtë faqe të internetit përdorim biskota (“cookies”), për arsye të mëposhtme:

  • Për funksionim teknik të ueb faqes;
  • Për grumbullimin e të dhënave përmbledhëse dhe anonime statisikore;
  • Që të mbajmë mend /të përkujtohemi, nëse pajtoheni (po ose jo) me shfrytëzimin tonë të biskotave (“cookies“) në këtë ueb faqe.

Biskotat mund të vendosen nga ana e Makedonski Telekom, ose nga palë të treta të autorizuara, shërbimet e të cilëve janë mundësuar në faqen e internetit.

Makedonski Telekom përdor disa lloje të biskotave gjatë punës në ueb faqe:

Biskotat e domosdoshme

Këto biskota janë të domosdoshme për funksionimin e drejtë të funksioneve themelore të faqes së internetit siç janë navigimi, blerjet onlajn, pagesa, optimizimi i përmbajtjes etj. Ato zakonisht vendosen si përgjigje të një ndërveprimi të caktuar që e keni me faqen e internetit, siç është përshtaja për Cilësime të biskotave, paralajmërimi ose plotësimi i formave elektronike. Këto biskota nuk përmbajnë asnjë informacion personal dhe nuk mund të shkyçen me këto cilësime. Më shumë opsione në lidhje me shfrytëzimin e biskotave mund të përshtatni në internet kërkuesin tuaj me qëllim që ai t’i bllokojë ose t’Ju njoftojë për këto biskota, me ç’rast disa pjesë të faqes së internetit nuk do të funksionojnë siç duhet.


Biskota për analitikë

Këto biskota na mundësojnë t’i numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut, në mënyrë që t’i masim dhe përmirësojmë performancat e ueb-faqes. Ato na ndihmojnë të analizojmë se cilat faqe janë më të vizituara dhe të shohim se si vizitorët lundrojnë nëpër faqe. Të gjitha informacionet që i mbledhin këto biskota janë anonime.


Biskota funksionale

Këto biskota mundësojnë funksionim më të mirë dhe personalizim të përmbajtjes së faqes së internetit të vendosura nga Makedonski Telekom, ose nga palë të treta, shërbimet e të cilëve ofrohen në ueb-faqen. Në këtë mënyrë do të merrni biskota nga shërbimet e asaj pale të tretë, me ç’rast Makedonski Telekom nuk mund ta kontrollojë deponimin ose qasjen në këto biskota.
Nëse nuk pajtoheni me përdorimin e këtyre biskotave, disa pjesë të ueb-faqes nuk do të funksionojnë siç duhet.


Biskota për marketing

Biskotat për marketing përdoren për qëllime të shfaqjes së përmbajtjeve reklamuese dhe matjes së efektivitetit të fushatave tona. Kjo nuk bëhet vetëm në ueb-faqet e Makedonski Telekom, por edhe në faqet e partnerëve të tjerë për reklamim (provajderë palë të treta). Këto biskota nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat tuaja personale, por janë të rientuara drejt identifikimit të internet kërkuesit Tuaj dhe/ose pajisjes tuaj të internetit. Mjetet për marketing dhe retargetim na ndihmojnë t'ju sigurojmë përmbajtje reklamuese që janë potencialisht të rëndësishme për ju.

Verzioni desktop