Portabiliteti (bartja) i numrit - mbani numrin dhe kaloni në ofertën të sajuar për Ju!

Me shërbimin Portabiliteti i numrit mundeni lirisht të kaloni në rrjetin mobil të Makedonski Telekom nga cili do rrjet tjetër mobil, duke mbajtur numrin tuaj bashkë me prefiksin (075, 076, 077 ose 078).

Si të bartni numrin në rrjetin mobil të Makedonski Telekom?

Nëqoftëse dëshironi të bartni postpejd numër:

  • Dorëzoni Kërkesë për nënshkrimin e kontratës parapaguese me bartje të numrit në rrjetin mobil të Makedonski Telekom në cilën do shitore të Telekomit;
  • Dorëzoni dikumentat tuaja për nënshkrimin e postpejd kontratës së re mobile dhe
  • Merrni me vete llogari/faturë nga operatori prej nga kaloni te ne.

Nëqoftëse dëshironi të bartni numër pripejd:

  • Dorëzoni Kërkesë për bartje të numrit në cilën do shitore të Telekomit;
  • Merrni me vete letërnjoftimin tuaj dhe
  • Identifikohuni me numrin PUK nga SIM kartela e operatorit prej nga dëshironi të kaloni te ne.

Si të njihni vallë numri është portuar/bartur në rjetin tjetër mobil?

Gjatë realizimit të thirrjes, nëpërmjet sinjalit me zë mund të identifikoni vallë numri i takon rrjetit mobil të Makedonski Telekom ose është bartur në/nga rrjet tjetër mobil. Sinjali me zë është i shkurtër dhe dëgjohet para realizimit të thirrjes, vetëm gjatë thirrjes numër i bartur në rrjet mobil të ndryshëm nga ajo që sipas prefiksit i takon numri thirrës.

Kur parapagues i rrjetit mobil të Makedonski Telekom thrret numër fiks, sinjali me zë tregon se numri i thirrur gjendet në rrjetin e operatorit fiks i cili nuk është bartës i numrit ose numri ka ndryshuar lokacionin gjeografik në kuadër të regjionit numeric të njejtë, por ka mbetur në rrjetin e operatorit të njejtë.

Si të kontrolloni se cilit rrjet mobil i takon numri?

Nëqoftëse dëshironi të kontrolloni se cilit rrjet mobil i takon numri që dëshironi të thirrni, në dispozicion keni këto mënyra:

  • Dërgoni SMS porosi falas në 070 170 me tekst: 3897YXXXXXX ose 07YXXXXXX
  • Lajmërohuni në numrin falas 070 170 dhe përcillni instruksionet me zë ose
  • Shfrytëzoni aplikacionin më poshtë, shkruani numrin e telefonit që dëshironi të bëni kontrollin në formatin YXXXXXX, futni vërtetimin optic dhe klikoni "Kërko".

Kushtet e përgjithshme gjatë bartjes së numrit mobil

  • Mund të realizoni vetëm bartje të numrave prej pripejd në pripejd, postpejd në postpejd dhe pripejd në postpejd.
  • Mund të kryeni bartje të numrit për biseda, por jo edhe për numra të dhënash (data) dhe numra faksi.
  • Afati i bartjes së numrit në rrjetin mobil të Makedonski Telekom është 2 (dy) ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës. Gjatë bartjes/portimit të numrit në rrjetin mobil të Makedonski Telekom do të merrni SIM kartelë të re.
  • Nëse telefoni juaj mobil është i mbyllur (koduar), Makedonski Telekom nuk mund të kryej hapjen (dekodim).
  • Prolongimi ose anulimi i Kërkesës për bartje të numrit nuk është i mundur.
  • Kalimin në rrjet tjetër ose kthimin në rrjetin e vjetër, mund ta kërkoni në afat jo më të shkurtër se 30 ditë nga dita e fillimit të shërbimit.
  • Mund të kërkoni bartje/portim të numrit në rrjet tjetër. Çmimi është 236 denarë.

Ju presim në shitoret e Telekomit, kun ë çdo kohë të punësuarit tanë do ju ndihmojnë gjatë zgjedhjes së ofertës e cila në tërësi do ti përmbush kërkesat dhe nevojat tuaja.

Verzioni desktop