Operator telekomunikues lider

Makedonski Telekom është operator telekomunikues kombëtar lider, pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom nga viti 2001. Kompania siguron shërbime për abonuesit privatë dhe afaristë: shërbime folëse dhe shërbime të të dhënave përmes rrjetit celular dhe fiks, shërbime të internetit, portfolio të shërbimeve konvergjente, televizion digjital dhe zgjidhje avancuese Cloud dhe TIK. Gjatë dekadave të kaluara, prej operatorit telekomunikues tradicional, Makedonski Telekom u zhvillua dhe u pozicionua në kompani e cila e kryeson digjitalizimin e shoqërisë dhe krijon vlera të qëndrueshme për të gjithë.


E ndërtojmë rrjetin e së ardhmes

Parakusht i domosdoshëm për digjitalizimin e një shoqërie është infrastruktura e avancuar, stabile dhe e dëshmuar. Kjo është përparësi e jona por edhe obligim që me investime të vazhdueshme dhe punë të përkushtuar të sigurohen themelet për krijimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve teknologjike të larta. Makedonski Telekom është kompania e parë në Evropë dhe në Grupacionin Dojçe Telekom me rrjet të bazuar në protokollin e internetit. Në vitin 2013, kompania e para në treg e vendosi edhe rrjetin 4G. Me investimet e vazhdueshme në infrastrukturë në fund të vitit 2019, 90 për qind e territorit të shtetit dhe 99 për qind e popullatës është mbuluar me rrjetin 4G. Makedonski Telekom deri më tani ka vendosur dhe në përdorim i ka mbi 4.000 kilometra kabllo optike, me çka siguruam që mbi një e treta e amvisërive në Maqedoni të kenë mundësi të lidhen me rrjetin optik të Telekomit dhe t’i shfrytëzojnë beneficionet e kësaj teknologjie. Kompania me përkushtim punon edhe në vendosjen e teknologjisë së re 5G, e cila besojmë se do të jetë katalizator për revolucionin e katërt industrial, ndërsa përfitimet do t’i ndjejmë në të gjitha sferat e jetës sonë: mjekësi, arsim, biznes… Tashmë në funksion është rrjeti i parë testues 5G, i vendosur në Shkup ndërsa, vazhdojnë më tej edhe testimet në kushte reale dhe të gjithë hapat e nevojshëm për vendosjen e 5G. Vendosja e teknologjive të reja krijon kushte për jetesë dhe për zhvillimin ekonomik të shtetit dhe prandaj investimet në infrastrukturë mbeten fokusi ynë edhe në të ardhmen.


Partner i besueshëm i abonuesve të biznesit

Në botën dinamike në të cilën jetojmë, koha është valuta me vlerën më të lartë. Prandaj, nevojat e biznesit dhe kërkesat e tyre janë prioritet i yni. Ne jemi partner i besueshëm në kohën e re digjitale, duke mundësuar zgjidhje të plota me të cilat kompanitë mund ta nxjerrin maksimumin prej punës së tyre. Jemi duke krijuar produkte dhe zgjidhje inovative, të sigurta, të thjeshta për transformimin sa më efikas të kompanive. Me zgjidhjet tona inovative kompanitë fitojnë kontroll më të madh në proceset e tyre afariste, e përmirësojnë efikasitetin, e rrisin produktivitetin, i ulin shpenzimet, ndërsa e gjithë kjo kontribuon drejt rritjes së vazhdueshme të biznesit të tyre. Zgjedhja e madhe e TIK dhe zgjidhjeve të mençura të Telekomit është garanci për suksesin e çdo kompanie, pasi janë fleksibile dhe efikase dhe mbi të gjitha, siguria e të dhënave është e garantuar.


Zgjidhje të avancuara për jetë më të thjeshtë të qytetarëve

Fokusi strategjik i Makedonski Telekom është që teknologjinë ta vëmë në shërbim të njeriut dhe ta shfrytëzojmë për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Gjithnjë e më shumë është duke u rritur vëllimi i të dhënave që transmetohen, ndërsa obligimi ynë është t’u mundësojmë qasje të gjithë abonuesve, gjithmonë dhe kudo. Zgjidhje për komunikim të jashtëzakonshëm të shfrytëzuesve në kohën e re, krahas infrastrukturës së shkëlqyer, investimet në rrjet, sendërtimi i vazhdueshëm dhe përhapja e optikës, janë edhe shërbimet inovative të cilat ofrojnë vlerë më të madhe për abonuesit. Jemi të përkushtuar në krijimin e zgjidhjeve me të cilat e zhvillojmë, pasurojmë por edhe e lehtësojmë dhe e bëjmë më të mirë jetën e qytetarëve.


E shfrytëzojmë teknologjinë për të mirë

Jemi të përkushtuar në mënyrë serioze për t’i vendosur themelet e e-shoqërisë në të cilën interneti do të jetë në dispozicion kudo. Ambicie e jona është të jemi partner kryesor në digjitalizimin e shoqërisë e cila me vete ngërthen mundësi të reja: e-arsim, e-shëndetësi dhe zgjidhje teknologjike bashkëkohore me të cilat do t’u përmirësohet dhe lehtësohet jeta të gjithë faktorëve, përfshirë edhe sektorin e biznesit. Thjeshtë, e vendosëm i gjithë Telekomi të jetë shtytës i ndryshimeve dhe ta çojë përpara shoqërinë! Njëherësh, e ndjejmë për obligim ta shfrytëzojmë teknologjinë për tejkalimin e sfidave të cilat i imponon koha bashkëkohore. Prandaj teknologjinë e vëmë në funksion të qytetarëve për të mirën e të gjithëve, duke u radhitur si kompani e së ardhmes, e vlerësuar nga shoqëria.


INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk