Programi i partnerëve për besnikëri

Poena nga Klubi Im mund të grumbullojnë dhe të shfrytëzojnë të gjithë shfrytëzuesit tanë mobil në mbi 250 vende shitëse, gjatë çdo blerje në ndonjërën prej shitoreve të partnerëve tanë.

Grumbullimi i poenave

  • Gjithçka që duhet për të grumbulluar poena është celulari juaj me numërin tonë.
  • Gjatë pagesës në llogarinë Tuaj në arkë në çdo shitore të rrjetit të partnerëve, kërkoni terminalin e vendosur afër arkës, shënuar me ngjitëse Klubi Im.
  • Thirrni në numrin falas 180.
  • Pas sinjalit me zë, vendosni celularin mbi terminalin.
  • Mbani celularin tuaj disa sekonda afër terminalit, që të evidentohen poenat.
  • Në fund, terminali do të printojë vërtetim me numrin e poenave të dhënë në saldon tuaj.

Të gjithë partnerët tanë shpërndajnë poena për çdo transakcion të realizuar tek to. Çdo partner ka modelin e tyre të shpërndarjes së poenave, të cilat mund ti shikoni në këtë link.

Kush mund të grumbullojë poena?

  • Çdo person fizik me parapagesë individuale.
  • Çdo anëtar nga modelet tarifore familjare për persona fizik. Poenat e grumbulluar do të vendosen në saldon familjare të poenave nga Klubi Im.
  • Çdo anëtar i modeleve tarifore Team për shfrytëzues afaristë. Poenat e grumbulluar do të vendosen në saldon grupore të poenave Klubi Im.
  • Të punësuarit e selektuar nga çdo ndërmarrje të cilët mund të grumbullojnë poena për ndërmarrjen në Klubi Im. Poenat e grumbulluar do të vendosen në saldon e ndërmarrjes të poenave nga Klubi Im.
  • I punësuar në ndërmarrje që pranon faturë të veçantë mujore. Poenat e grumbulluar do të vendosen në saldon personale të punësuarit për poena nga Klubi Im.
  • Çdo shfrytëzues pripejd i Makedonski Telekom.

Ku mund të shihet pasqyra e poenave?

  • Me çdo transakcion të realizuar do të pranoni SMS mbi poenat e grumbulluar.
  • Nëqoftëse jeni parapagues pripejd ose, si parapagues postpejd nuk pranoni faturë mujore, do ju dërgojmë SMS porosi mujore mbi transakcionet e realizuara dhe saldon totale.
  • Kyquni në Telekomi Im për ti shikuar të gjithë transakcionet e realizuara në rrjetin shitës të partnerëve.
  • Në faturën mujore si total në saldon Klubi Im.
  • Nëpërmjet Kontakt qendrës tonë në 122.
  • Duke dërguar SMS në numrin 070 142 566 me përmbajtje Klubi Im. Çmimi i SMS porosisë është 5 den.
  • Në të gjithë shitoret e Telekomit.

Poenat janë me vlefshmëri kohore prej 2 vitesh.

Si shfrytëzohen poenat te partnerët?

  • Poenat shfrytëzohen për pagesën e llogarisë suaj në arkë në çdo shitore të partnerëve tonë, ku edhe tregtoni.
  • Kërkoni terminalin e vendosur afër arkës të shënuar me ngjitëse Klubi Im.
  • Nëpërmjet celularit tuaj thirrni në numrin falas 180
  • Pas sinjalit me zë vendosni celularit tuaj në terminal.
  • Mbani celularin tuaj disa sekonda afër terminalit.
  • Në ekranin e terminalit paraqitet shuma e nevojshme e poenave për pagesë, poenat në dispozicion, si dhe shuma në denarë që duhet të paguani në rast se nuk keni mjaftueshëm poena nga Klubi Im.
  • Në terminal zgjidhni KONFIRMO nëse dëshironi tërësisht të paguani faturën tuaj me poena.
  • Në terminal zgjidhni NDRYSHO nëse dëshironi të fusni shumën e poenave sipas zgjedhjes suaj.
  • Në fund, terminali printon vërtetimme numrin e poenave të shfrytëzuar nga saldoja juaj.

Kush mund të shfrytëzojë poena në rrjetin e partnerëve?

  • Çdo person fizik pe parapagesë individuale.
  • Vetëm personi përgjegjës nga modelet tarifore familjare, i cili mund të autorizojë shfrytëzim të poenave familjarë edhe të anëtarëve të familjes nëpërmjet Telekomi Im.
  • Vetëm personi përgjegjës nga modelet tarifore Team, i cili mund të mundësojë shfrytëzimin e poenave grupor edhe të anëtarëve të Team nëpërmjet Telekomi Im.
  • Vetëm persona paraprakisht të zgjedhur nga ndërmarrja mund ti shfrytëzojnë poenat e grumbulluar nga saldoja e ndërmarrjes të poenave Klubi Im.
  • Çdo i punësuar mund ti shfrytëzojë poenat e grumbulluar të vendosura në saldo personale të punësuarit për poena nga Klubi Im.

Ku mund ti shoh poenat e shfrytëzuar në rrjetin e partnerëve?

  • Me çdo transakcion të realizuar do të pranoni SMS për poenat e grumbulluar.
  • Nëse jeni shfrytëzues pripjed dhe nuk pranoni faturë mujore, do të pranoni SMS mujore për transakcionet e realizuara dhe saldon totale.
  • Kyquni në Telekomi Im për ti parë të gjithë transakcionet e realizuara në rrjetin shitës të partnerëve.
  • Në faturën mujore si saldo totale të Klubi Im.
  • Nëpërmjet Kontakt qendrës sonë, në 122
  • Duke dërguar SMS në numrin 070 142 566 me përmbajtje Klubi Im. Çmimi i SMS porosisë është 5 den.
  • Në të gjithë shitoret tona.

Programi i partnerëve për besnikëri

Verzioni desktop