Regjistrimi i domeneve

Makedonski Telekom – regjistrar i autorizar i domeneve .mk

Regjistrimin e domeneve të ri dhe riregjistrimin e domeneve ekzistues .mk mund ta bëni edhe në Makedonski Telekom, i cili me liberalizimin e tregut, u bë regjistrar i autorizuar për menaxhimin me .mk domene.

Përveç regjistrimit të domeneve primare  .mk, Makedonski Telekom është i autorizuar edhe për regjistrimin e domeneve sekondare: edu.mk, org.mk, com.mk, net.mk, inf.mk.

Çka nevojitet për regjistrimin dhe riregjistrimin e parë të domenit

  • Plotësoni kërkesë me të dhëna të besueshme, me vulë dhe e nënshkruar nga personi i autorizuar i subjektit juridik, respektivisht nga personi regjistrues nëse bëhet fjalë për person fizik.
  • Duhet që të parashtroni letërnjoftimin, nëse jeni shfrytëzues privat, ose Ekstrakt nga Regjistri qendror, nëse jeni shfrytëzues afarist.
  • Ekstrakti nga regjistri qendror  (gjendja momentale e subjektit juridik) i cili duhet të jetë origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj (në rast se nuk ka vulë nga ana e regjistruesit).


Ku të aplikoni?

Dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim dhe riregjistrim të domenit mund ta dorëzoni në Telekom shitoren më të afërt ose tek agjenti ynë shitës.

Çmimet

Kurseni kohë dhe të holla dhe regjistroni domenin tuajin për periudhë më të gjatë se një vit.

  • Çmime pa TVSH
  • Çmimet me TVSH
Lloji i kontratës
Parapagesa vjetore për domen 599,00 den.706,82 den.
Parapagesa dyvjeçare për domen 999,00 den.1178,82 den.
Parapagesa trevjeçare për domen 1.499,00 den.1768,82 den.
Parapagesa pesëvjeçare për domen 2.499,00 den.2948,82 den.
Parapagesa dhjetëvjeçare për domen 4.999,00 den.5898,82 den.

(*) Sigurojmë regjistrim njëvjeçar falas dhe riregjistrim për shfrytëzuesit e shërbimeve veb hosting dhe produkteve: Business Office, Business Internet, Magenta 1 Business si dhe për shërbimet e të dhënave.

Vërejtje

Në pajtim me rregulloren e re sipas së cilës të gjithë domenet e regjistruara në zonën .mk do duhet të riregjistrohen në periudhën prej 01.04.2014 deri 31.03.2015, ju informojmë se procedura për riregjistrim është identike me procedurën për regjistrim të ri. Riregjistrimi i domeneve do mund të kryhet në periudhë prej 30 ditëve nga data e vlefshmërisë së domenit. Për shembull nëse domeni është valid deri 01.12.2014, riregjistrimi mund të kryhet prej 01.11.2014 deri 01.12.2014.

Më shumë informacione lexoni në Rregulloren për organizimin dhe menaxhimin me .MK domenin maqedonas primar dhe me domenin primar maqedonas .MKD

Verzioni desktop