Faqet e pasigurta të internetit përmbajnë rreziqe nga të cilat ju mbron
SafeNet OFFICE. Kërcënimet mund të ndahen në këto kategori:
- Malware (softver keqdashës) mund ta infektojë pajisjen nga e cila lundroni me çrast do të shkarkohet përmes shfletuesit të internetit kur përdoruesi do të vizitojë ndonjë faqe të infektuar interneti. Softveri keqdashës mund të dizejnohet me qëllim që ta regjistrojë shtypjen e çdo butoni të tastierës së pajisjes;
- Spyware (softver spiun) i ndjek aktivitetet online të pajisjes së infektuar;
- Worm (krimb) e infekton pajisjen me çrast lidhja e internetit ngadalësohet për shkak se krimbi e shfrytëzon për të gjetur pajisje të tjera të lëndueshme në të cilat do të futet;
- Botnet attacks (sulme botnet). Hakerët shpesh kontrollojnë rrjete të pajisjeve të infektuara kompjuterike, të ashtuquajtura rrjete „zombi” ose „botnet”, që përdoren për t’i sulmuar pajisjet e tjera kompjuterike.