Si përdoret MaxTV GO?

Për shfrytëzuesit e Magenta 1

  1. Në smartfonin apo tabletin tuaj e instaloni aplikacionin mobil MaxTV GO. MaxTV GO për aparate Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play Store, kurse për aparate/pajisje iOS në App Store App Store.
  2. Nëpërmjet desktop apo laptop kompjutorit tuaj do hyni në maxtvgo.mk. Duhet që kompjutori të jetë i lidhur në internet dhe të keni të instaluar internet fletëkërkues. Fletëkërkuesi i rekomanduar është Chrome.
  3. Regjistroheni dhe krijoni profil në Telekomi im për shfrytëzimin e MaxTV GO. Për tu regjistruar duhet të futni emrin e përdoruesit (е- adresë), fjalëkalim dhe numrin mobil Magenta 1.
  4. Çdo numër mobil nga Magenta 1 mund të krijojë Telekom profil personal. MaxTV GO është në dispozicion për maksimum 2 aparate me një profil përdoruesi, me çrast MaxTV GO mund të shikohet njëkohësisht vetëm në një aparat/pajisje.
  5. Pas regjistrimit me sukses, hyni, e aktivizoni shërbimin dhe mund të kënaqeni në TV përmbajtjen tuaj të preferuar me MaxTV GO.
  6. Nëse përdorni shërbimin përmes celularit tuaj Magenta 1, keni në dispozicion 10 GB trafik të përfshirë për secilin numër celular në Magenta 1. Pasi të keni tejkaluar trafikun e përfshirë të dedikuar për ndjekjen e shërbimit MaxTV GO, atëherë do të shpenzoni internetin celular të përfshirë në parapagesë. Nëse dëshironi të shikoni MaxTV GO në mënyrë të pakufizuar, aktivizoni opsionin Stream ON. Opsioni Stream On është i disponueshëm në modelet tarifore mobile Mobile S dhe M, dhe shërbimet mobile Magenta 1 S dhe M, si shërbim shtesë me një çmim prej 99 denarë në muaj. Në shërbimet mobile Mobile L dhe Magenta 1, opsioni Stream On përfshihet në parapagesën mujore të tarifës.

Për shfrytëzuesit e pakove Internet & TV, 3 Max, 2 Max

  1. Në smartfonin ose tabletin tuaj e instaloni aplikacionin celular MaxTV GO. MaxTV GO për pajisjet Android është në dispozicion për shkarkim në Google Play Store, ndërsa për pajisjet iOS në App Store.
  2. Me anë të kompjuterit tuaj desktop ose llaptopit tuaj hyni në maxtvgo.mk. Duhet që kompjuteri të jetë i lidhur me internet dhe të keni të instaluar shfletues për internet. Shfletues i rekomanduar është Chrome.
  3. Regjistroheni dhe krijoni profilin tuaj Telekomi Im për shfrytëzimin e MaxTV GO. Pas regjistrimit të suksesshëm, do të merrni link për konfirmimin e e-adresës suaj. Për të aktivizuar llogarinë e përdoruesit në Telekomi Im, konfirmoni regjistrimin përmes linkut të dërguar në e-adresën tuaj.
  4. Pas konfirmimit të regjistrimit përmes linkut të dërguar në e-adresën tuaj, për të shfrytëzuar shërbimin МaxTV GO duhet që ta shkruani emrin e përdoruesit (е- adresa) dhe fjalëkalimin.
    Pastaj, duhet ta shkruani edhe numrin e telefonit celular *.
  5. Pasi ta shkruani numrin e telefonit celular do të pranoni kodin e sigurisë me “SMS”, të cilin duhet ta shkruani në fushat më tutje.
  6. Nëse jeni përdorues i ri (paraprakisht nuk jeni regjistruar në Telekomi Im) duhet ta shkruani konton dhe numrin fiks. Me një numër të njëjtë fiks mund të krijoni në profil në Telekomi Im. MaxTV GO është në dispozicion maksimalisht në 3 pajisje të regjistruara, me çrast MaxTV GO mund të ndiqet vetëm në një pajisje në të njëjtën kohë.
  7. Nëse paraprakisht jeni regjistruar në Telekomi Im dhe keni të regjistruar numër celular për shërbimin MaxTV GO, do të ridrejtoheni në ekran me ofertën për MaxTV GO S/M për shfrytëzuesit e pakove Internet & TV, 3 Max, 2 Max.
  8. Hapi i rradhës, e aktivizoni shërbimin MaxTV GO për 99 den./muaj me trafik të përfshirë prej 10 GB në rrjetin celular të Telekomit dhe mund të kënaqeni me TV përmbajtjet.
  9. Nëse përdorni shërbimin përmes rrjetit celular, pas tejkalimit të trafikut prej 10 GB, shërbimin MaxTV GO do të vazhdoni ta përdorni duke shpenzuar internetin celular të përfshirë në parapagesë. Nëse dëshironi të shikoni MaxTV GO në mënyrë të pakufizuar, në dispozicion keni opsionin Stream ON. Opsioni Stream On është në dispozicion në modelet tarifore celulare Mobile S dhe M, dhe Magenta 1 shërbime celulare S dhe M për abonentët privatë dhe Business S, Мagenta 1 Business shërbime celulare S për abonentët afaristë, si një shërbim shtesë me çmim prej 99 denarë/muaj. Në Mobile L dhe Magenta 1 shërbime celulare L për abonentët privatë dhe Business M, L dhe Мagenta 1 Business shërbime celulare M, L për abonentët afaristë, opsioni Stream On është i përfshirë në parapagesën mujore të tarifës.
  10. Nëse përdorni shërbimin përmes numrit celular që nuk është i regjistruar për MaxTV GO, për të ndjekur shërbimin MaxTV GO do të shpenzoni internetin celular të përfshirë në parapagesë. Nëse e përdorni shërbimin përmes numrit celular të një operatori tjetër, atëherë trafiku do të faturohet në përputhje me Listën e çmimeve të operatorit për internet celular.
  11. Nëse e shfrytëzoni shërbimin të lidhur me WiFi internet në shtëpi, atëherë ju shpenzohet trafiku nga pakoja për internet fiks.

*Për të shfrytëzuar MaxTV GO shkruani numër të ri celulari ose zgjidhni një nga numrat celularë ekzistues nga profili në Telekomi Im.

Verzioni desktop