SmartWine

  • Sistem monitorimi inteligjent i vreshtave
  • Menaxhim dhe përcjellje të shpenzimeve të resurseve
  • Reduktim të shpenzimeve për energji, ujë dhe shfrytëzim të pesticideve
  • Parashikimi i rreziqeve të mundshme nga sëmundjet e bimës
  • Siguri dhe backup të të dhënave
  • Paraqitje e thjeshtë grafike për përcjellje të parametrave

Përshkrimi

SmartWine është solucion i kompletuar për proces inteligjent, të modernizuar dhe energjetikisht efikas për monitorimin e vreshtave.

Vreshtarëve dhe prodhuesve të verës ju ofron solucion për monitorim në kohë reale dhe informim 24 orë për gjendjen e vreshtave, me ndihmën e rrjetit senzorik distributiv pa tel.

Sistemi përfshin alarme, parashikon rreziqe të mundshme nga sëmundjet e bimës, parashikon thatësirën dhe acarin, magazinon sasi të mëdha të të dhënave për qëllime statistikore etj. Deri te informacionet ka qasje nga çdo lokacion në botë me internet lidhje.  

SmartWine prodhuesve të verës ju mundëson menaxhim dhe përcjellje konstante të shpenzimeve të resurseve dhe reduktim të shpenzimeve për energji, ujë dhe shfrytëzim të pesticideve.

Inkorporon automatizim dhe modernizim në bujqësi duke e përcjellur çdo fazë nga procesi i prodhimit të rrushit për verë, edhe atë:

  • Përcjellje të parametrave ekologjik (me ndihmën e rrjetit senzorik në vreshta dhe bodrume)
  • Komunikim të të dhënave dhe magazinim të bazës së centralizuar të të dhënave për përpunim në kohë reale dhe oflajn
  • Paraqitje grafike të parametrave të përcjellura në mënyrë të lehtë për përdorim.

Në këtë solucion është integruar grup senzorësh të krijuara enkas për aplikacionet bujqësore, d.m.th. për përcjelljen e vreshtave dhe bodrumeve të verës. Senzorët i masin parametrat e brendshëm dhe të jashtëm dhe parametrat e tokës dhe bimës.

Sistemin që e ofrojmë përbëhet prej Solucionit SmartWine dhe konfigurimit të senzorëve (pajisje).

SmartWine konfigurimi i senzorëve

Shfrytëzuesi mund të zgjedh numër të pakufizuar të konfigurimeve të senzorëve varësisht nga vreshtat që dëshiron ti përcjell. Makedonski Telekom ofron dy opcione të konfigurimeve të paradefinuara të senzorëve, Konfigurimi bazik dhe Konfigurimi i avancuar.конфигурација.


Konektues për senzor Konfigurimi bazik i senzorëve
вклучен Libelium - Plug & Sense! SA 3G
вклучен 6600mAh bateri me mbushje + panel të jashtëm solar 7V + 65,00 10 650,00 500mA
A Senzor dixhital/sondë për lagështi dhe temperaturë të ajrit.
B Senzor për presion të jashtëm
C Senzor dixhital për temperaturën e tokës (DS18B20)
D Senzor për shpejtësi dhe kahje të erës + Sasia e shiut (*)
E Senzor për lagështinë e tokës (gjatësia e kabllos 4,5 m, thellësia 40 cm)
F Senzor për lagështinë e gjetheve

(*) Intervali i matjes së senzorëve është në 20 minuta, kurse gjatë shiut të madh është i mundur devijimi nga sasia reale e shiut të rënë në metër katror gjatë tërë ditës.


Konektues për senzor Konfigurim i avancuar i senzorëve 
вклучен Libelium - Plug & Sense! SA-PRO 3G
вклучен 6600mAh bateri me mbushje + panel të jashtëm solar 7V + 65,00 10 650,00 500mA
A Senzor dixhital/ për lagështi dhe temperaturë të ajrit
B Senzor analog për temperaturë të tokës (PT-1000)
C Senzor sondë për rrezatim dielli
D Senzor për lagështi të tokës (gjatësia e kabllos 4,5 m, thellësia 40 cm)
E Dendrometër – Senzor për diametër të frutit ose trupit ose degës (**)
F Senzor për lagështi të gjetheve

(**) Dendrometri përbëhet prej 3 senzorëve të ndryshëm ku shfrytëzuesi mund të zgjedh një ose të mos e përfshijë aspak këtë opcion.

Verzioni desktop