Shërbimi mundëson dërgimin e SMS porosisë nga telefoni juaj fiks drejt shfrytëzuesve të telefonisë mobile në rrjetin e Makedonski Telekom.
Shërbimin mund ta shfrytëzojnë:
- Shfrytëzuesë të telefonit fiks të cilët nuk kanë telefon mobil, kurse dëshirojnë të dërgojnë SMS porosi
- Shfrytëzuesë të telefonit fiks që kanë telefon mobil, kurse janë të pamundësuar ta përdorin
Si të dërgoni SMS porosi?
- Lajmërohuni në numrin 142 777 që të lidheni me operatorin,
- Tregoni numrin e telefonit mobil për të cilën është dedikuar porosia,
- Tregoni përmbajtjen e porosisë dh emrin tuaj,
- Operatori menjëherë do ju informojë vallë porosia është dërguar.
Porosia mund të përmbajë maksimum 160 karaktere, përfshirë edhe numrin nga i cili dërgohet porosia. Operatori e shkruan porosinë me shkronja të mëdha, në alfabetin latin.
Nëse identifikohet numri nga i cili lajmëroheni, në fund të porosisë futet edhe ky numër. Nëse nuk identifikohet, atëherë futet vetëm emri i dërguesit. Nëse porosia është me përmbajtje të pahijshme dhe nëse numri nga i cili lajmëroheni nuk identifikohet, operatori ka të drejtë të mos e dërgojë porosinë.
8,26 denarë për thirrje, respektivisht për SMS porosi të dërguar.