Solucione Disaster recovery

Sistemet informatike dhe të dhënat që subjektet afariste i shfrytëzojnë në punën e përditshme shpesh herë janë të rëndësisë kritike dhe duhet që në kontinuitet të jenë në dispozicion. Difekt në sistem dhe jodisponibiliteti i të dhënave mund seriozisht të kanos ose paaftësojë veprimtarinë afariste dhe nga ana tjetër të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material dhe financiar.

Qëllimi i solucioneve për rimëkëmbje nga katastrofat (disaster recovery) dhe në përgjithësi planifikimi i punës në kontinuitet, është që të garantojë disponibilitet të të dhënave dhe proceseve në kompani në çdo kohë dhe nga çdo vend i nevojshëm. Implementimi i solucionit adekuat për atë qëllim paraqet projekt në të cilin duhet të respektohen norma dhe standarde përkatëse rregullative dhe teknike.

Si kompani me përvojë të suksesshme shumëvjeçare në menxhimin me procese të pandërprera të komunikimeve afariste, analizë dhe realizim të proceseve, ofrojmë solucione të plota, përfshirë edhe shërbimet konsalting, dizajn, implementim dhe mirëmbajtje, si dhe pajisje adekuate (hardver/softver) dhe lidhje rrjeti. Me këtë mundësojmë që shfrytëzuesit afaristë ti konsolidojnë qendrat e tyre të të dhënave, ti reduktojnë shpenzimet për administrim dhe mirëmbajtje, kurse nga ana tjetër të posedojnë sistem shpresëdhënës, të rezistueshëm nga difektet dhe shpejtësi të madhe të rimëkëmbjes.


Verzioni desktop