Makedonski Telekom si lider teknologjik në treg i inkurajon të rinjtë të cilët kanë ide të freskëta ta pranojnë sfidën së bashku ta udhëheqim transformimin digjital në shoqëri. Prandaj, ju bëjmë thirrje personave të talentuar t’i bashkohen ekipit tonë për digjitalizim, duke u ofruar përvojë pune praktike me çka e rrisin mundësinë për punësimin e tyre të ardhshëm. Ekipi për digjitalizim do të punojë në projekte për gjetjen e zgjidhjeve dhe shërbimeve të reja dhe inovative, me çka do të mund t’u ndihmojmë nevojave dhe kërkesave të rritura të abonuesve tanë, duke e përmirësuar përvojën abonuese drejt së cilës synojmë vazhdimisht.

Ekipi i cili duhet të punojë në digjitalizim duhet t’i përmbajë disa profile:

  • Е-biznes persona – të cilët do të jenë përgjegjës për udhëheqjen e procesit të digjitalizimit të kompanisë përmes definimit të proceseve, ofrimit të propozimeve për përvojën më të mirë abonuese gjatë shfrytëzimit të kanaleve digjitale (ueb, aplikacion celular, uebshop), zhvillimin e strategjive për zhvillimin e e-commerce. Këta persona do të punojnë çdo ditë me zhvilluesit e aplikacioneve dhe ueb faqeve, me qëllim që të fitohet disejn me përvojën më të mirë abonuese në çdo aspekt.. 
  • Developerë Android dhe IOS – të cilët do të punojnë në zhvillimin e shërbimeve të reja lidhur me aplikacionin Telekom MK, si dhe zhvillimin e aplikacioneve të reja.
  • Ueb developerë – të cilët do të jenë përgjegjës për përmirësimin e ueb faqeve të Makedonski Telekom, me fokus të veçantë në ueb shop.
  • Disejnatorë grafikë – përgjegjës për krijimin e dizajnit për ueb faqen dhe aplikacionin Telekom MK, si dhe materiale të ndryshme promovuese.

Nëse keni arsim përkatës dhe jeni kreativ duhet të na dërgoni letër motivimi dhe CV në të cilën krahas të dhënave personal, do ta theksoni shkakun se pse pikërisht ju duhet të jeni pjesë e këtij ekipi të Makedonski Telekom, si dhe për pozitën për të cilën paraqiteni.

Letrën e motivimit dhe  CV-në i presim në e-mail adresën vijuese: career@telekom.mk

Bëhuni edhe Ju pjesë e ekipit digjital të Makedonski Telekom i cili do t’i drejtojë ndryshimet në shoqëri!

INFORMATA NGA BERZA

Makedonski Telekom AD Skopje

QASJE E SHPEJTË DERI:

Operatorët vendas

SHËRBIMI I SHFRYTËZUEYVE

122

kontakt@telekom.mk

Verzioni desktop