ME TELEKOM SAFENET RRJETI MË
I MIRË ËSHTË GJITHASHTU EDHE MË I SIGURTË

MË TEPËR SIGURI PËR LUNDRIM PA BRENGA NGA SMARTFONI JUAJ

Rrjeti ynë mobil është stabil dhe i sigurtë. Por, kërkimi i sigurtë në internet në masë të madhe varet nga ajo që bëni në internet me telefonin tuaj. Shkarkimi i aplikacioneve, blerja dhe pagesa e faturave onlajn sjellin rreziqe me vete të cilat jo gjithmonë mund ti vëreni.

Për këtë arsye këtu është shërbimi Telekom SafeNet – ai automatikisht e kontrollon internet komunikacionin mobil të smartfonit tuaj dhe menjëherë ju informon për kërcënimet e mundshme.

Shërbimi Telekom SafeNet:

  • Ju ofron mbrojtje nga softveri keqdashës, virusi, vjedhja e të dhënave personale (fishing) ose hakim;
  • Nuk kërkon instalime dhe azhornime të smartfonit ose tabletit;
  • Funksionon pa marrë parasysh llojin e aparatit celular ose sistemit operativ.

LUNDRONI NË RRJETIN MË TË SIGURTË NË MAQEDONI!

Shërbimi Telekom SafeNet, i integruar në rrjetin mobil të Telekomit, automatikisht i kontrollon veb faqet që i vizitoni dhe i bllokon kërcënimet potenciale para se ato të vijnë në kontakt me smartfonin ose tabletin tuaj.

Nëse vizitoni veb faqe të sigurtë, atëherë as nuk mund të vëreni se shërbimi Telekom SafeNet punon në prapavijë. Në rast se ballafaqoheni me ndonjë kërcënim, do të pranoni njoftim dhe mundeni vetë të vendosni ose të vazhdoni me lundrimin.

Telekom SafeNet është në dispozicion për të gjithë postpejd shfrytëzuesit afaristë dhe privatë të modeleve tarifore celulare, me internet të përfshirë në parapagesë. Me rastin e aktivizimit të parë, shfrytëzuesit e fitojnë falas shërbimin shtesë për periudhë prej 4 javëve.

Nga 1 nëntori 2018 si pjesë e ofertës së re speciale, shërbimi shtesë aktivizohet automatikisht te të gjithë shfrytëzuesit e rinj privatë në postpejd me internet të përfshirë në parapagesë.

Pas përfundimit të periudhës falas, shërbimi faturohet 29 denarë në muaj, me ç’rast shfrytëzuesi njoftohet me anë të SMS porosisë.

Aktivizoni shërbimin në 149 777, në Telekomi Im ose nëpërmjet operatorit me thirrje në qendrën tonë të kontaktit në 122 she shfrytëzoni falas për 4 javë.

PYETJE DHE PËRGJIGJE

A është me rëndësi se çfarë aparati mobil kam për të përdorur shërbimin SafeNet?

Telekom SafeNet është i integruar në rrjetin mobil dhe në përdorimin e tij nuk ndikon lloji i telefonit që keni, as edhe sistemi operativ. Pavarësisht a përdorni iPhone me iOS ose çfarëdo lloj të aparatit mobil me sistem operativ Android, gjithmonë mundeni të ballafaqoheni me veb faqe të pasigurtë. Me Telekom SafeNet jeni gjithmonë të mbrojtur.

Kam aktivizuar shërbimin Telekom SafeNet. Kur e përdori internetin mobil të telefonit si Wi-Fi hotspot për aparate të tjera, a jam edhe atëherë i sigurtë gjatë lundrimit?

Po. I tërë komunikacioni juaj i të dhënave përmes rrjetit mobil të Telekomit është i mbrojtur. Do të thotë, nëse lundroni nga tableti juaj, duke shfrytëzuar internet përmes Wi-Fi hotspot nga aparati juaj mobil, shërbimi Telekom SafeNet edhe më tej ju mbron.

Çka do të ndodh nëse pas njoftimit nga shërbimi Телеком SafeNet, prapëseprap vendosi që ta vizitojë veb faqen e pasigurtë?

Kur të vetëdijshëm do të vendosni të vazhdoni me kërkimin në veb faqe të pasigurtë, duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet që i merrni. Kërcënimet mund të ndahen në këto kategori:

  • Malware (softver keqdashës) mund të infektojë aparatin mobil duke e shkarkuar nga internet fletëkërkuesi kur përdoruesi do të vizitojë veb faqe të infektuar. Softveri keqdashës mund të jetë i dizajnuar me qëllim që të inçizojë shtypjen e çdo butoni të tastaturës të aparatit mobil.
  • Spyware (softver sipinazhi) i ndjek onlajn aktivitetet e aparatit të infektuar.
  • Worm (krimb) ) e infekton aparatin me çrast internet lidhja bëhet e ngadalshme për shkak se krimbi e përdor për të gjetur aparate të tjera të mundshme ku do mundej të futet.
  • Phishing (vjedhja e të dhënave personale) paraqet përpjekje për të ardhur deri te informacione të dobishme të përdoruesit si emra përdoruesish dhe fjalëkalime, të dhëna për kartela kreditore dhe të ngjashme, për shkaqe kriminale (më shpesh për vjedhjen e të hollave). Përpjekja manifestohet përmes veb faqeve të rrejshme të cilat duken si të vërteta.
  • Botnet attacks (ботнет напади). Hakerët shpesh kontrollojnë rrjete nga aparate të infektuara kompjuterike të ashtuquajtura „zombi” ose „botnet” rrjete, të cilat përdoren për sulme të aparateve të tjera kompjuteike.

A nuk është mjaftë i sigurtë rrjeti i Telekomit?

Rrjeti mobil i Telekomit edhe më tej është i sigurtë, por bëhet fjalë për atë që çka bëni në internet. Për shkak se asnjëherë nuk mundeni të jeni të sigurtë nëse vallë linku ose veb faqja janë të sigurta, shërbimi Telekom SafeNet është këtu për t’ju dhënë mbrojtje plotësuese.

Vallë shërbimi Telekom SafeNet funksionon kur lundroj në Wi-Fi?

Deri më tash jo. Telekom SafeNet funksionon vetëm nëse lundroni në rrjetin mobil të Telekomit. Me të mundeni pa brenga të lundroni kur e përdorni rrjetin tonë mobil.

Vallë lundrimi përmes rrjetit mobil të Telekomit është më i sigurtë se lundrimi përmes Wi-Fi?

Kërkimi i sigurtë në internet në masë të madhe varet nga ajo që bëni në internet por edhe nga ajo nëse përdorni lidhje të sigurtë. Wi-Fi lidhja e juaj shtëpiake do të jetë mirë e mbrojtur nëse e vendosni siç duhet. Wi-Fi lidhja publike mund të jetë e pasigurtë, sepse nuk mundeni gjithmonë të dini nëse lidhja është e sigurtë dhe nëse lidheni saktë me Wi-Fi ruterin e duhur. Gjithmonë kini kujdes për këtë dhe mos e zgjidhni opsionin për lidhje standarde kudo me Wi-Fi ruterin.

Vallë shërbimi Telekom SafeNet funksionon edhe kur jam në roaming?

Jo, Telekom SafeNet nuk është në dispozicion lur lundroni jashtë vendit.

Pse kam nevojë për shërbimin Telekom SafeNet kur shumë internet fletëkërkues si Google Chrome veç më i bllokojnë veb faqet e pasigurta?

Saktë, shumë internet fletëkërkues si për shembull Google Chrome, veç më bllokojnë shumë veb faqe të pasigurta. Por, shërbimi Telekom SafeNet kryen kontroll më të gjërë dhe në këtë mënyrë mund të zbulojë dhe të bllokojë numër më të madh virusesh dhe kërcënimesh të tjera onlajn.

A mundet Telekomi të shohë se cilat veb faqe i vizitoj? Çka bën Telekomi me këto informacione?

Shërbimi SafeNet i kontrollon veb faqet ku lundroni vetëm nga aspekti i sigurisë dhe ekzistimit potencial të softverit të dëmshëm. Nëse sistemi identifikon rrezik, do të pranoni njoftim përmes fletëkërkuesit, ose me SMS porosi, por ne nuk i ruajmë këto informacione askund, as që i përdorim për asgjë tjetër.

Çka nëse vendosi të mos e aktivizoj shërbimin SafeNet?

Madje edhe kur të vetëdijshëm tentoni të lundroni vetëm në pjesën e sigurtë të internetit, gjithmonë është e mundshme që rastësisht të klikoni në ndonjë fishing link ose të ju pret ndonjë virus. Ekzistojnë shumë më tepër veb faqe të rrejshme që janë të bëra aq profesionalisht e që është tepër vështirë të dallohen nga origjinalet. Me shërbimin Telekom SafeNet përfitoni mbrojtje të vazhdueshme dhe do të pranoni paralajmërim në kohë menjëherë pasiqë të detektohet rreziku.

Si mund të dijë Telekomi se cilat faqe janë të sigurta e cilat jo?

Me shërbimin Telekom SafeNet, përmes mekanizmave të sofistikuar kontrollojmë nëse ndonjë veb faqe është e shënuar në të ashtuquajturën „listë e zezë“ të veb faqeve të pasigurta. Nëse veb faqja është shënuar si e rrezikshme, atëherë e bllokojmë.

Verzioni desktop