Thirr lirisht

Dëshironi të dini se kush ju ka kërkuar derisa keni qenë jashtë dispozicionit në rrjet ose i zënë me ndonjë thirrje tjetër? Dhe të merrni informacion se kur miqtë që keni kërkuar do ta kyqin telefonin e tyre?

Me shërbimin Thirr lirisht mund të kënaqeni në më shumë përfitime:

  • Nëse shfrytëzuesi që kërkoni nuk është në dispozicion (e ka çkyqur telefonin, gjendet jashtë mbulimit të rrjetit ose është i zënë me ndonjë bisedë tjetër) ose i zënë me ndonjë thirrje tjetër, do të pranoni SMS porosi kur sërish do të jetë në dispozicion. SMS porosia do të përmbajë informacion mbi kohën, datën dhe numrin që keni kërkuar.
  • Nëse ju nuk keni qenë në dispozicion ose i zënë me ndonjë thirrje tjetër, do të pranoni SMS porosi për tju lajmëruar se kush ju ka kërkuar, pasiqë të kyqni telefonin tuaj, kur të hyni në rrjetin mobil të Makedonski Telekom ose kur të mbaroni me bisedën me të cilën keni qenë i zënë. SMS porosia do të përmbajë informacion mbi numrat që ju kanë kërkuar, numri i thirrjeve të lëshuara nga to dhe koha dhe data e thirrjes.

Nëse miqtë dhe të afërmit tuaj kanë aktivizuar shërbimin Thirr lirisht edhe ata do të pranojnë SMS informacion për disponibilitetin tuaj menjëherë pasiqë të kyqni telefonin tuaj ose mbaroni me bisedën.

Risi! Smart SMS

Rrini gjithmonë në kontakt me miqtë

Në kuadër të shërbimit Thirr lirisht, implementuam opcion të ri, Smart SMS, i cili ju mundëson të jeni në kontakt me miqtë edhe kur nuk jeni në mundësi që ti përgjigjeni thirrjes, dhe e refuzoni me sinjal se jeni i zënë. Në atë rast, në ekranin e telefonit tuaj do të paraqiten disa porosi të gatshme, kurse ju duhet vetëm që të zgjidhni atë që më së shumti ju përshtatet dhe lajmërimi do të dërgohet tek ai i cili ju kërkon (psh. Porosi me lajmërim se do të lajmëroheni më vonë, se jeni në mbledhje etj.)

Smart SMS e keni në dispozicion kur komunikoni me të gjithë miqtë tuaj, pa marrë parasysh se në cilin rrjet mobil nacional është numri i tyre.

Çdo Smart SMS porosi kushton 3, 54 den.

Si të aktivizoj Thirr lirisht dhe Smart SMS?

  • Nëpërmjet Automatit vizuel duke u lajmëruar në *122# që të qaseni deri te menyja për Telekom shërbimet, nga ku do të zgjidhni shërbimin Thirr lirisht
  • Lajmërohuni në numrin falas 141 055 dhe përcillni instruksionet me zë.
  • Dërgoni SMS porosi në numrin 122 me tekst: VS START
  • Në Kontakt qendrën në 122 ose në Telekom shitoren më të afërt

Informacione të dobishme:

  • Nëse përkohësisht nuk dëshironi të shfrytëzoni shërbimin Thirr lirisht, mund ta deaktivizoni nëpërmjet Automatit vizuel në *122#, Automatit folës në 141 055, duke dërguar SMS porosi në 122 me tekst VS STOP ose në Telekom shitoren më të afërt.
  • Nëse e deaktivizoni shërbimin Thirr lirisht, automatikisht deaktivizohet edhe opcioni Smart SMS, kurse nëse e deaktivizoni opcionin Smart SMS, edhe më tej do mund ta shfrytëzoni shërbimin Thirr lirisht.
  • Nëse jeni shfrytëzues pripejd dhe nuk keni kredi të mjaftueshme, rimbushni llogarinë për të përdorur Smart SMS.
  • Shërbimet nuk janë në dispozicion derisa jeni jashtë shtetit.


Dëshironi të dini se kush ju ka kërkuar derisa keni qenë jashtë dispozicionit në rrjet ose i zënë me ndonjë thirrje tjetër? Dhe të merrni informacion se kur miqtë që keni kërkuar do ta kyqin telefonin e tyre?

Verzioni desktop